Eneida Xhelili celebron lidhjen me gazetarin Edmond Kukeli

Eneida Xhelili celebron lidhjen me gazetarin Edmond Kukeli
Prezantuesja e emisionit të mëngjesit “Rreze Dielli”, në televizionin A1 Report, Eneida Xhelili ka kryer ritin zyrtar të martesës me gazetarin dhe spikerin, Edmond Kukeli. Ata e kanë kurorëzuar të hënën lidhjen e tyre shumë vjeçare të dashurisë.
Ishte menduar një ceremoni e thjeshtë celebrimi, në njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet, ku çifti dhe dëshimtarët hodhën firmat si dhe i bën premtimet njëri-tjetrit.
Bukuroshja e emisionit “Rreze Dielli”, Eneida Xhelili shumë shpejt pritet të bëhet edhe nënë. Ajo ka hyrë në muajin e tetë të shtatëzanisë dhe do të sjell në jetë një fëmijë. Dimë që do të jetë një vogëlushe, por nuk e kemi mësuar ende emrin e saj, pasi Xhelili ka dëshiruar të mbetet surprizë, deri ditën që do të vij në jetë vajza e saj e parë.
Ne i urojmë çiftit jetë të gjatë e të lumtur, së bashku.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim