Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e operacionit të sotëm kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Pas kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në në mbarë vendin, Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së premte janë arrestuar 8 persona për vjedhje të energjisë, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, ndwrsa janë kryer 1492 kontrolle. Nga aksioni janë ndërprerë 766 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Edhe gjatë ditës së sotme kontrolli ka vijuar në bazë zone, duke kontrolluar fidrat dhe kabinat me radhë si dhe abonetët biznes dhe familjarë që furnizohen nga këto kabina me energji elektrike.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)