Energjia, bie kunsumi për vitin
2012, rriten humbjet në rrjet
Gjatë vitit të kaluar është prodhuar gati e njejta sasi e energjisë elektrike sa në 2011-ën. Ndërkohë, humbjet në rrjet janë rritur 50 për qind, duke qenë sa 76 për qind e prodhimit vendas.
TIRANE - Shifra e humbjeve të energjisë elektrike në vend ka marrë përmasa skandaloze vitin e kaluar. Ndërkohë që janë prodhuar në vend 4.29 miliardë kilovatorë, 3.1 miliardë kilovatorë konsiderohen të humbur. Humbjet në shpërndarje përfshijnë si atë çka humbet si pasojë e difekteve teknike të rrjetit, ashtu edhe atë energji që nuk paguhet, por vidhet.
Me këtë shifër, që e jep zyrtarisht INSTAT-i, del se 76 për qind e asaj që prodhohet në vend, shkon dëm, raport ky jashtëzakonisht i lartë, që vështirë se ekziston në vend tjetër.
Nga ana tjetër, një fenomen që tërheq vëmendjen në raportin e bilancit të energjisë elektrike për vitin 2012, është edhe ai i përdorimit.
Sipas Institutit të Statistikave, në rast se në vitin 2011 konsumi total në vend ka qenë 5 miliardë kilovatorë, vjet kjo shifër qendroi në vetëm 4.4 miliardë, me ulje të ndjeshme prej mbi 13 përqindësh, madje familjarët kanë konsumuar 16 për qind më pak.
Në total, sipas INSTAT-it, prodhimi në vitin 2012 u rrit me 5.8 për qind, krahasuar me vitin 2011. Prodhimi i energjisë nga impiantet private e ato me koncension, që përfaqëson tani 5.6 për qind të prodhimit në vend, pati një rritje me 76.0 për qind krahasuar me vitin 2011.
Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike pati një rritje prej 5.9 përqindësh krahasuar me vitin 2011.
Humbjet në rrjet janë rritur me 49.1 përqind në krahasim me vitin 2011. Humbjet në shpërndarje janë rritur me 53.6 përqind në krahasim me vitin 2011. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 94.8 për qind. Kjo shënon një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2011, kur humbjet në rrjet ishin rreth 28% të totalit.
Shtimi i humbjeve në rrjet u paraqit si një nga arsyet kryesore që e shtynë qeverinë që të hiqte licencën e operatorit çek të shpërndarjes, CEZ, në janar të vitit 2013 dhe të marrë vetë administrimin e kompanisë, ndërkohë që dy palët pritet që të takohen në gjyqin e Arbitrazhit, duke akuzuar njera-tjetrën për qindra miliona euro dëm.
Përdorimi nga konsumatorët në vitin 2012 është ulur me 13.3 për qind krahasuar me vitin 2011.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10
-
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
26 Nëntor, 19:05
-
U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve
26 Nëntor, 18:55
-
Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson
26 Nëntor, 18:54
-
Bardhi koordinon protestën me telefon, zhvendos protestuesit nga sheshi Willson drejt Bashkisë Tiranë
26 Nëntor, 18:52
-
Protesta te ‘Sheshi Uillson’, një grua e moshuar ndihet keq, i jepet ndihma e parë! Largohet turma, lirohet rruga për mjetet
26 Nëntor, 18:51
-
Protesta e PD, përplasje me policinë, bllokim rrugësh, ujë dhe gaz lotsjellës! Shikoni fotot me disa nga momentet më pikante
26 Nëntor, 18:45
-
Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson
26 Nëntor, 18:42
-
Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë
26 Nëntor, 18:38