Deri në fund të vitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë duhet të arrijë nivelin 38% të humbjeve.
Burime zyrtare të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë të ditur se në 6-mujorin e parë, humbjet në rrjet u reduktuan 7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013-tës, duke arritur në rreth 42% të totalit të konsumit.
Ndërsa në vitin 2012 këto humbje arrinin në 46.38%, në vitin e kaluar, humbjet në rrjet thuajse u ulën shumë pak, duke arritur në 45.04%.
Ulja me 7% e humbjeve në fund të 6-mujorit ndikoi në buxhet me 45 milionë usd dhe nëse do vijojë ulja e nivelit të humbjeve për të arritur në fundvit në 38%, përfitimet do rriten edhe pse sektori i energjisë elektrike ka nevojë për financime të mëdha për rimëkëmbje
ATSH
/Shqiptarja.com