TIRANE - Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri raportoi sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në lidhje me gjendjen aktuale të sistemit energjetik si dhe shlyerjen e borxhit të krijuar ndër vite nga ky sektor.
Në fjalën e tij, Ministri Gjiknuri theksoi se borxhi i akumuluar ndër vite në sektorin e energjisë kap shifrën e 1.1 miliardë lekëve, ku vetëm nga HEC-et rezultojnë 30 milionë dollarë borxhe.
Për të dalë nga kjo krizë Gjiknuri u shpreh se duhen marrë masa të cilat sipas tij do të përmirësojnë gjendjen aktuale të sistemit energjetik, rimëkëmbjen financia si dhe përmirësimit të shërbimit për qytetarët.
Sipas parashikimeve të Ministrisë, borxhet nga HEC-et priten të shlyhen brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ndërsa dalja nga kriza do të mund të bëhet në fillimin e vitit 2018, dhe nga ku pritet të preken nga investimet e reja 15% e konsumatorëve.
“Jemi përpara një procesi të rikonstruksionit të borxhit të të gjitha shoqërive. Është një borxh 1.1 miliardë lekë, një gropë e madhe financiare dhe duhen masa që do zgjasin disa vjet. Këto masa shkojnë në funskion të rimëkëmbjes financiare dhe për një shërbim më të mirë të qytetarët. Janari 2018, mendojmë që do jetë kapercyer kriza. Do të jetë një sistem më shëndetshëm i shpëndarjes. Sistemi është i vjetëruar në zonat e thella. Ka humbje tejet të mëdha në rrjet. 15% e konsumatorëve deri në 2018 do të jenë prekur nga investimet e reja. Brenda 6 mujorit të këtij viti borxhet për HEC-et presim t’i shlyejmë në shumën rreth 30 milionë dollarë.” tha në fjalën e tij Gjiknuri
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO