ELBASAN- Aksioni i OSHEE dhe policisë ndaj vjedhjeve të energjisë elektrike pas bizneseve , do të fokusohet tek konsumatoret “ hajdute”. Kështu ka deklaruar ministri i energjetikes Damian Gjiknuri në Elbasan ndërsa ka inspektuar sëbashku me kreun e OSHEE Arben Seferi , aksionet te përqendruar tek bizneset e autostradës Elbasan-Metalurgji.
“Në fazën e parë jemi përqendruar tek bizneset e mëdha tek njerëzit që kanë lokale apo biznese tjera. Më vonë ky proces do të shtrihet kudo dhe normalisht të gjithë konsumatoret duhet ta kenë të qartë që procesi është i pandalshëm, është shumë e rëndësishme që ata që kanë lidhje të paligjshme ka ardhur koha t’i heqin”, deklaroi Gjiknuri
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tërhiqen nga lidhjet e paligjshme dhe të lidhin marrëveshje me OSHEE.
“Kush është debitor, më mirë të shkojë në zyrat e klientit të gjejë një zgjidhje me operatorin e shpërndarjes, se ndryshe kush fut duart në sistemi energjetik patjetër do të ndëshkohet”, theksoi ministri.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
aksioni do shkojë tek konsumatori">