Energjia, INSTAT: Në 6 mujorin e
parë u ble më shumë u prodhua pak
Raporti i Institutit të Statistikave për gjashtë mujorin e parë të vitit 2012 konstaton se Shqipëria ka prodhuar më pak dhe importuar më shumë energji elektrike se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Sipas shifrave të INSTAT sasia e importuar përbën 44.9 përqind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej ndërkohë që raportohen dhe rritje të humbjeve në rrjet.
TIRANE- Raporti i Institutit të Statistikave për gjashtë mujorin e parë të vitit 2012 konstaton se Shqipëria ka prodhuar më pak dhe importuar më shumë energji elektrike se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Sipas shifrave të INSTAT sasia e importuar përbën 44.9 përqind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej ndërkohë që raportohen dhe rritje të humbjeve në rrjet.
Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 u ul me 4 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2011.
Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul me 16.4 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2011. Energjia elektrike e prodhuar në gjashtëmujorin e parë 2012 është 2,092 GWh dhe zë 55 përqind të sasisë gjithsej të energjisë.
U UL PRODHIMI I ENERGJISE NGA HECProdhimi i hidrocentraleve u ul me rreth 19.5 përqind duke dhënë ndikimin kryesor në rënien e burimeve të energjisë elektrike. Ky prodhim këtë gjashtëmujor, zuri 92.5 përqind të prodhimit gjithsej në vend. Rritje prej 62.4 përqind ka energjia e prodhuar nga impjantet private e me konçension krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 nuk kanë prodhuar energji elektrike.
44.9 % E ENERGJISE U IMPORTUAImporti (përfshirë këmbimet) i energjisë është 1,706 GWh në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm ishte 1,452 GWh . Kjo sasi përbën 44.9 përqind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2012 nga 36.7 përqind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011.
U RRITEN HUMBJET Humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 përqind gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Humbjet gjithsej për gjashtëmujorin e parë 2012 janë 1,859 GWh. Ato përbëjnë 48.9 përqind të sasisë së energjisë për përdorim. Humbjet në shpërndarje zenë 95.5 përqind të sasisë së energjisë së humbur në rrjet.
ESHTE ULUR PERDORIMI NGA KONSUMATORI Përdorimi nga konsumatorët është ulur me 26.9 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2011. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 1.745 GWh dhe përbën 45.9 përqind të sasisë gjithsej të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është ulur me 17.1 përqind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Ky sektor ka konsumuar 59.5 përqind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është ulur me 37.9 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
gk/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Më shumë vizitorë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47