TIRANE- Ulja e çmimit të blerjes së energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare me 30% do të penalizonte prodhuesit e vegjël, duke e bërë të pamundur shlyerjen e detyrimeve të tyre ndaj institucioneve financiare, pra të kredive të marra në bankat e nivelit të dytë. Kështu është shprehur dje për median drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare për Energjinë e Rinovueshme (AREA), Vasil Gjika.
Sipas tij, në çmimin aktual prej 9.3 lekësh për kilovatorë, që KESH paguan për të blerë njësinë e energjisë së prodhuar nga kontraktorët e vegjël privatë, vetëm 5.72 lekë mbërrijnë në arkat e kompanive private.
/Shqiptarja.com