Energjia, mbaron kredia për KESH,
mori 50 mln euro hua

Energjia, mbaron kredia për KESH, <br />mori 50 mln euro hua
TIRANE- Për të disatën herë brenda këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare rrezikon të mbetet pa burime financiare për të përballuar importet, ndërkohë që prodhimi në vend nuk plotëson kërkesën. KESH është duke importuar rreth 8 milionë kilovatorë në ditë energji elektrike nga jashtë, vlera e të cilëve është rreth 500 mijë euro, sipas çmimit të tregut.

 Kosnumi arrin në 19 milionë kilovatorë në ditë, nga të cilat vetëm 11 milionë po prodhohen në strukturat gjeneruese në vend. Korporata ka konsumuar diçka më shumë se 36 milionë euro për importin e energjisë që nga muaji tetor dhe, me këto ritme konsumi, do të duhen para shtesë për të përballuar stinën e ftohtë të dimrit. Kredia në dy banka, që mori KESH-i, në vlerë 50 miliionë euro në total, për të cilën vetë qeveria u detyrua të lëshojë garanci, po vjen drejt shterimit për shkak të blerjeve të mjaftueshme, ndërkohë që vendimi i ERE-s që CEZ-i të paguajë për të gjitha importet që bën Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, duke përfshirë koston e interesave të kredive, ka hyrë në vorbullën e mosmarrëveshjeve gjyqësore, duke e bërë urgjente marrjen e fondeve të reja, që vetë Korporata e ka të vështirë t'i gjejë.

"Në situatën financiare në të cilën ndodhet, KESH-it nuk i japin bankat kredi më, pa garanci shtetërore", deklaroi pak ditë më parë. Në Kuvendin e Shqipërisë, duke prezantuar Projektbuxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm, ministri i Financave Ridvan Bode. Aktualisht, një zinxhir borxhesh që pretendohet nga operatorët e sektorit energjetike ndaj njeri-tjetrit, ka arritur në një shifër të barabartë me 2 për qind të gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto, theksojnë ekspertët e sektorit. Sipas burimeve nga ministria e Ekonommisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pjesa e mbetur nga kredia e marrë nuk i siguron më shumë se nj-dy javë importe KESH-it. Ndërkohë, sikurse e dekonspiroi një gjë të tillë drejtoresha rajonale e Bankës Botërore që mbulon Shqipërinë, Jane Armitage, gjatë vizitës së saj të fundit në Tiranë, qeveria ka hyrë në bisedime me Bankën Botërore për marrjen e një kredie prej 100 milionë dollarësh, që duhej të garantojë furnizimin pa ndërprerje deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Në këtë periudhë të vitit pritet që edhe niveli i ujit në ujëmbledhësit e Kaskadës së Drinit të arrijë vlera optimale, që të sigurojnë edhe ardhshmërinë e prodhimit. Aktualisht, situata në hidrocentralet më të mëdha paraqitet në kushte relativisht të mira, edhe pse në mungesë të reshjeve, ku niveli në liqenin e Fierzës arrin 268.5 metra mbi nivelin e detit, por prurjet anësore janë shumë të ulta ndaj mesatares së periudhës: 70 metër kub në sekondë, nga 200-400 metra mesatarisht në dimër. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 170 metra ndërsa prurjet anësore janë 40 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 73.5 metra dhe nuk ka prurje të ujërave.

Situata energjetike duhet të përmirësohet, pasi sinoptikanët kanë parashikuar reshje të shumta gjatë ditëve në vijim, megjithatë, problemi i njëanshmërisë së furnizimeve me energji vetëm nga burimet ujore mbetet një pikë e dobët e përhershme e ekonomisë shqiptare. Ndërtimi i TEC-it të Vlorës, që parashikohej ta zgjidhte në një masë të mirë këtë handikap, pasi ai funksionon me hidrokarbure, deri tani mund të quhet një dështim total. Ndërkohë, edhe bllokimi nga ana e qeverisë i projektit të ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, nuk ndihmoi në zgjidhje të situatës. Gati i gjithë sistemi energjetik kosovar punon me TEC-e dhe është plotësues i sistemit hidroenergjetik shqiptar.

(su.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?