Energjia nga panelet diellore, ministrja Balluku: Politikë e re, po qartësojmë problematikat
Ministrja Belinda Balluku
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar sot paradite një tryezë teknike me institucionet e fushës së energjisë për të diskutuar problematikën që lidhet me teknologjinë e fotovoltaikëve (energjia nga panelet diellore) për vetëkonsum. Në këtë tryezë merrnin pjesë përfaqësues dhe ekspertë të MIE, OSHEE, OST dhe KESH.
Ministrja Belinda Balluku është shprehur: “MIE respekton dhe mbështet përpjekjet për të zhvilluar teknologjinë solare për prodhimin e energjisë elektrike si një praktikë e re që në 10 vjeçarin e fundit ka gjetur zhvillim në shumë vende evropiane por edhe në gjithë botën. Instalimi i sistemeve të tilla në përputhje me ligjin është i mirëpritur, por kërkon gjithashtu vëmendje të veçantë teknike me qëllim respektimin e kodit të shpërndarjes”.
Kushdo që licencohet për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, ka të drejtë që energjinë e tepërt ta hedhë në rrjetin e shpërndarjes, e më pas kjo energji i rikthehet në momentin kur panelet e tij nuk prodhojnë sasinë e duhur. Por udhëzimi për shkëmbimin e energjisë mes palëve nuk është nxjerrë.
Sipas ministres shqetësimi i grupit të interesit për udhëzimin e ministrit që ende nuk ka dalë është absolutisht legjitim dhe kjo është arsyeja e mbledhjes së kësaj tryeze. “Përmes një bisede teknike duhet të qartësojmë se kush janë problematikat, të cilat kanë sjellë këtë vonesë, por që praktikisht nuk është një vonesë, është kohë që ne kemi marrë në dispozicion për të dhënë zgjidhjen më të mirë dhe çfarë është më e rëndësishme një zgjidhje afatgjatë këtij problemi, pra jo një zgjidhje momentale, rast pas rasti”, ka thënë ministrja Balluku.
Ajo ka vijuar duke theksuar “Është totalisht implementimi i një politike të re të energjetikës, e cila po merr kohën e vet, pasi është një ndryshim total në mentalitetin e sjelljes së konsumatorit. Sot konsumatori do të kthehet në një prodhues dhe ky është një ekuilibër i cili duhet mbajtur pa asnjë gabim deri në fund” tha ajo.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor, 15:29
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor, 11:44