TIRANE - Ministria e Arsimit ka nisur procedimin disiplinor ndaj disa drejtuesve arsimorë në rrethe për shkak se nuk kanë menaxhuar situatën ndaj punonjësve në këto drejtori, të cilët rezultojnë debitorë ndaj energjisë elektrike. Burime nga Ministria thanë për A1 Report se procedimi disiplinor ka nisur për drejtuesit e DAR/ZA-ve, si, Fier, Vlorë, Pogradec, Peqin, Has, Skrapar, Bulqizë, Kurbin.

Po sipas këtyre burimeve, procedimi ka nisur për faktin se punonjësit në këto drejtori arsimore të cilët rezultojnë debitorë të energjisë elektrike, nuk kanë lidhur kontratë likuidimi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe se kjo situatë nuk është mirëmenaxhuar nga drejtuesit. Jo te pakte kane qene punonjesit e administrates shteterore qe jane larguar nga puna per shkak se nuk kane shlyer faturat e energjise elektrike nder vite.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)