Energjia, Peleshi: Vetem në një vit
shuma e vjedhur 150 mln dollarë

Energjia, Peleshi: Vetem në një vit<br />shuma e vjedhur 150 mln dollarë
DURRËS - Sot zv/Kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ishin në Durrës.

Në prefekturën e qarkut të Durrësit u zhvillua mbledhja për krijimin e njësisë Task Force, e cila ka për detyrë mbushjen e arkës së shtetit me debitë e papaguara nga konsumatorët e energjisë elektrike qofshin ata familjarë apo biznese private.

Tabloja që u paraqit në takim ishte mjaft kritike përsa i përket deficitit të krijuar në zonën e Durrësit si dhe në shkallë vendi.

Zv/kryeministri Peleshi tha se “vetëm në Durrës gjatë periudhës 2007 deri tashti është akumuluar një debi prej 100 milionë dollarësh nga vjedhja e energjisë elektrike.Ndërsa në shkallë vendi vetëm në një vit shuma e vjedhur është 150 milion dollarë”.

Në këto kushte është parë si shpëtim krijimi i njësisë Task Force që sipas Peleshit”nuk duhet të funksionojë me fushata sikurse ka ndodhur deri tashti por duhet të jetë në punë të vazhdueshme dhe të raportojë herë pas here për situatën e likujdimeve të energjisë së konsumuar”.

Njësia Task Force duhet të shërbejë për të normalizuar marrëdhëniet e Shtetit me Popullatën pasi deri sor shteti është parë si në anën e kundërt të llogores,shtoi më pas zv/kryeministri i vendit i cili është caktuar të kryesojë Task Forcën qendrore.

Sipas tij, "nëse nuk do të mund të mblidhet energjia e konsumuar atëhere vendi nuk do të ketë fonde për investime.Qeveria e shkuar e coi në 74 përqind nivelin e borxhit gjë e bën të mandur rritjen ekonomike duke marrë borxhe të tjera. Emigrantët që sillnin 15 % të GDP nuk sjellin më para për shkaqet që dihen. Në këto kushte duhen shfrytëzuar burimet e brendshme”.

Peleshi e mbylli ligjëratën e tij me një thirrje "i drejtohem gjyqtarëve që të bëhen me ne, me ligjin dhe të dënojnë cdo rast abuzimi me energjinë elektrike”.

Nga ana e tij ministri Gjiknuri theksoi se problemi i energjisë elektrike është një problem emergjent.”Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme të vjedhura nga mospagimi i faturave të energjisë elektrike”tha ai.

Për Gjiknurin energjia e papaguar duhet të trajtohet si titull ekzekutiv.Ai kërkoi në takim krijimin e hartës së lidhjeve të paligjëshme të cilat i shikon si burimin kryesor të vjedhjeve. "Energjia duhet të konsiderohet njëlloj si tatimet, vjedhja e saj është krim ndaj policia të ndërhyjë me forcën që i jep ligji”vazhdoi ai.

Durrësi është ndarë në 4 njësi energjitike, vetë Durrësi,Kavaja,Kruja dhe Shijaku. Zonat më problematike janë Kruja,Ish Këneta,Rrushkulli,Përlati,Katundi i Ri,Golemi si dhe disa njësi vendore të tjera.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore