Energjia, policia: Sot ndërpremë 
1.175 lidhje, në pranga 17 persona

TIRANË - Policia  e Shtetit në bashkëpunim me  OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike ,  si dhe per ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, kanë vepruar 110 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 30 autorë.
Nga këta   janë arrestuar në flagrancë  17 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Është arrestuar për vjedhje të energjisë  Drejtori i OSHEE në Tropojë.

Janë shpallur në kërkim 5 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona të tjerë.

 Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në  1.866  raste.

Si dhe janë ndërprerë 1.175 lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentëve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 119 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë