Energjia, Qeveria djeg
75% të fondit kontingjencë
Korporata Elektroenergjetike ka marrë fondin qeveritar të kontingjencës në masën 2 miliardë lekë për të blerë energji nga importi, tha dje për median drejtori i përgjithshëm i KESH-it Engjëll Zeqo
TIRANE- Nga 2.66 miliardë lekë të reja, që parashikon buxheti i shtetit për 2012-ën, qeveria ka shpenzuar që në fillim të vitit 75 për qind të tij. Në një deklaratë për median, kreu i KESH-it Engjëll Zeqo, ka njoftuar se qeveria ka disbursuar 2 miliardë lekët e premtuara për të blerë energji nga importi. Sipas tij, Korporata po punon për të siguruar energji nga jashtë për muajin mars, ndërkohë që prurjet në kaskadën e lumit Drin janë nga më të paktat historikisht.
SITUATA HIDRIKE Prodhimi i energjisë mbi mesataren normale, në kushtet e vështirësive për të siguruar import, ka sjellë uljen e mëtejshme të nivelit në liqenin e Fierzës, me rreth 4 metra. Aktualisht niveli në këtë liqen është 258.31 metra dhe prurjet janë në nivele minimale prej 50 metrash kub në sekondë. Më e rëndë paraqitet situata në dy HEC-et e tjerë mbi Drin. Niveli në liqenin e Komanit është 170.58 metra dhe prurjet 21 metra kub në sekondë, gati tri herë më të ulta krahasuar me të njëjtën periudhë të para një viti. Niveli i ujit në liqenin e Vaut të Dejës është 71.2 metra dhe prurjet janë vetëm 20 metra kub në sekondë.
SITUATA RAJONALE Ndonëse ka marrë një sasi të konsiderueshme fondesh nga qeveria, KESH-i ka vështirë të konsiderueshme aktualisht për të kontraktuar energji nga importi. Në vend po prodhohen rreth 14 milionë kilovatorë në ditë dhe 11 milionë të tjera importohen. Por nuk dihet sa do të shkojë kjo situatë.
Kompania energjetike shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoni njoftoi se ka blerë me çmim mesatar prej 155.75 eurosh për një megavatorë. Vjet çmimi ka qenë rreth 50 euro. Megjithatë, edhe me këtë tarifë të lartë, nevojat e Maqedonisë për energji elektrike plotësohen deri më 29 shkurt.
Bullgaria, një nga eksportuesit më të mëdhenj të energjisë në rajon, ka deklaruar se do të ndërpresë përkohësisht eksportin, ndërsa Serbia lajmëroi ndalimin e tranzitimit të energjisë përmes rrjetit të saj duke i vendosur të gjitha kapacitetet në shërbim të korporatës vendase të energjisë. Rrjeti transmetues i Serbisë është unaza kyçe e qarkullimit të energjisë në rajon, prej nga kalon shumica e shkëmbimeve energjetike. Qeveria serbe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të muajit dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të lejojë tranzitimin e energjisë nga rrjeti i saj në drejtim të vendeve të tjera.
Ky vendim i Serbisë kërcënon disa vende njëherësh të Ballkanit, veçanërisht Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Sipas drejtorit menaxhues të Korporatës së Kosovës Arben Gjukaj, situata në Shqipëri është edhe më e rëndë. Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet për shkak të borës dhe ngricave ndodhet para kolapsit, tha ai në Prishtinë dje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56