Energjia, Rama: Mbifaturimi,
Berisha klientelist kriminal

TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama ka denoncuar krizën që sipas tij ka përfshirë sektorin energjitik në Shqipëri. Sipas tij, kriza është e barabartë me rrezikun e falimentimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë po thellohet. Barrë, të cilës, sipas Ramës më shumë po e vuajnë familjet shqiptare.
“Kompania u privatizua me shumë bujë dhe sot me përgjegjësi të qeverisë dhe të kompanisë gjendja është shumë e rëndë. Njerëzit e zakonshëm po paguajnë koston e padrejtë të një menaxhimi përgjatë të cilit qeveria nuk ka përmbushur detyrimet kontratuale. Asnjë target sot nuk është shënjestruar, cka con në rritje të cmimit të energjisë për konsumatorët”, tha kryesocialisti.

MBIFATURIMI
Rama tha se problemi kryesor është fatura e papërballueshme për konsumatorët, si pasojë e keqmenaxhimit nga kompania dhe qeveria.
“Mbifaturimi masiv është operacion i përditshëm. Kjo ka bërë të ankohen në cdo qytet. Për shkak të mospagesës së institucioneve kompania regjistrohen humbje të papabërballueshme. KESH duke mos u paguar nga CEZ është vendosur në krizë dhe nga ana tjetër ka borxh të jashtëzakonshëm për shkak të huasë”, deklaroi Rama.



STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË
“Dokumenti i përgatitur është i papërdorshëm dhe ka mbetur i paaprovuar.
Janë amenduar disa ligje për sektorin, por janë sot të pazbatuar”, tha kryesocialisti.

PROGRAMI I PS
Kryesocialisti Rama deklaroi se edhe në këtë sektor të jetës së shqiptarëve ka ardhur koha e rilindjes.
“Ndryshim radikal në kursin politik mbi energjinë. Dallimi ynë është i qartë nga ata që qeverisin energjinë. Strategjia duhet të përfshijë një sërë drejtimesh. Nuk duhet të dëmtohet më qytetari, e të detyrohet të paguajë fatura me çmime të papërballueshme si pasojë e diktatit kriminal, bazuar në interesa klienteliste”, pohoi kreu i PS.



(aq/shqiptarja.com/REDAKSIAONLINE)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave