Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri thekson se vetëm në këto 6 muajt e parë të vitit 2014 janë zbuluar 483.940 raste të ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë
Po ashtu Rama bën një krahasim edhe të periudhës Janar-Korrik të një viti më parë ku shprehet se janë arkëtuar 22.13 miliardë lekë, ndërsa në këtë vit janë arkëtuar më shumë, përkatësisht 26.64 miliardë lekë për të njëjtën periudhë.
Gjithashtu siç thekson kryeministri, humbjet në rrjet janë ulur me 7.3% në krahasim me 1 vit më parë. Të gjitha këto përmirësime Rama i ka cilësuar si fillimi i rilindjes së sektorit energjitik.
“Ky është vetëm fillimi drejt Rilindjes së sektorit energjetik.” shkruan Rama
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)