TIRANE - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, u shpreh sot gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), se në të ardhmen mund të realizohen projekte si rritja e sigurisë së digave, apo e investimeve në përdorimin e energjive të rinovueshme me pjesëmarrjen e BERZH.
Kjo sipas Haxhinastos, do të mbështesë investitorët privatë në realizimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të dhëna me koncesion.
Ministri i METE, vlerësoi mbështetjen e BERZH-it në sektorin energjetik në Shqipëri, teksa falënderoi për asistencën teknike në rritjen e kapaciteteve si dhe për financimet direkte në zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vendin tonë.
Palët ranë dakord të rrisin bashkëpunimin e tyre në asistencën teknike në sektorin energjetik si dhe në financimin e mëtejshëm të projekteve të rëndësishme me investitorë privat në këtë sektor.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com