/ATSH/.-Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti kongresistin amerikan, Eliot Engel, që shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Ministri Hyseni dhe kongresisti Engel biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për përpjekjet në vendosjen e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, perspektivën evropiane dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit.
Ministri Hyseni e vlerësoi lart rolin dhe angazhimin e kongresistit Engel për Kosovën dhe perspektivën e saj, sidomos përpjekjen e tij personale të vazhdueshme që SHBA-ja të angazhohet që prej fillimit të përpjekjeve të kosovarëve për liri, për një shtet demokratik dhe të pavarur.
Kongresisti amerikan, Elliot Engel vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi se Kosova ka dëshmuar tëjetë një histori e suksesit. Ai tha se është me rëndësi partneriteti i Kosovës me SHBA-në dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike./
/Shqiptarja.com