Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Engert Pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve. Përmes një njoftimi nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve bëhet me dije se vendimi është marrë të premten e kaluar, 31 tetor.

Ndërkohë, zgjodhi Nënkryetar Ardit Kukën dhe Sekretare Valjona Haxhirajn.

Kurse anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj.

Njoftimi i plotë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, 31.10. 2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:

1. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;

2.  Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;

3.  Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;

4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;

5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.