Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka do të jenë tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 10 të pandehurit e tjerë që nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.
Dosja u nda në 2 fraksione në seancën e 27 prillit ku gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule e ish deputetja e PS Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar.
Tashmë të njëjtat kërkesa të bëra nga mbrojtja e Veliajt që i janë rrëzuar nga trupa gjykuese Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, nisur që nga zëvendësimi i masës së sigurisë ‘arrest me burg’, zhvillimi i seanca live e deri te hapja e të gjitha provave të përfshira në dosjen e Erion Veliajt, do t’i ribëhen 3shes së re të gjyqtarëve.
Këtë të fundit e ka denoncuar avokati mbrojtës Plarent Ndreca, i cili thotë se janë 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat nuk janë hapur dhe nuk janë vlerësuar as nga gjykata e seancës paraprake.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











