Engjëllushe Skifteri:Rrobaqepësia
40 vjet përkushtim deri tek atelieja

Engjëllushe Skifteri:Rrobaqepësia<br />40 vjet përkushtim deri tek atelieja
Dëshira dhe pasioni për të ecur gjithmonë me kohën e kanë bërë një ndër femrat më të guximshme në profesionin e rrobaqepësisë. Madje, ajo sot numëron mbi katër dekada eksperiencë dhe sërish po me të njëjtin përkushtim prej 27 vitesh i ka qëndruar besnik zanatit të saj, duke ofruar mësimëdhënie për të rinjtë.

Kjo është instruktorja Engjëllushe Skifteri (Kërluku), e cila përmes këtij rrëfimi na tregon eksperiencën e saj të gjatë në ideimin dhe stilimin e veshjeve, marrëdhëniet me të rinjtë që duan një zanat për të pasur një të ardhme të sigurt, por pa lënë pas dhe kërkesat e kohës, të cilat tashmë janë orientuar drejt stilimit, trendeve apo stilit unik që secili nga ne do ta donte ta kishte.

Ju si e keni nisur punën tuaj si stiliste, sa vite keni që nuk ndaheni nga ideimi dhe stilimi i veshjeve dhe sot po ia trashëgoni të tjerëve?
Në bazë të eksperiencës sime më shumë se 40 vjeçare dhe 27 vitesh dhënie mësimi, puna ime konsiston në objektiva të caktuara. Në këtë qendër ofrohen kurse rrobaqepësie për dy grupe të ndryshme, si për të papunët të cilët për tu regjistruar në qendrën tonë drejtohen pranë zyrave të punës dhe kursi për ta ofrohet falas, si dhe për ata individë të cilët janë të punësuar apo të vetë punësuar ku shpenzimet për regjistrim mbulohet nga ana e tyre, tarifa për këtë grup individësh është 4 mijë lekë të rinj. Pasi regjistrohen pranë zyrës së qendrës sonë, atyre u prezantohen objektivat që do të realizohen në këtë kurs deri në mbarim të saj. Në këtë mënyrë ata janë të vetëdijshëm se për ç’ka ata do të mësojnë në këtë kabinet. Duhet të theksoj në këtë pikë së në këtë kurs studenti nuk do të marri vetëm njohuri mbi profesionin e rrobaqepësisë por ai do të marri një zanat të mirëfilltë, i cili sipas dëshirës dhe mundësive personale, mund t'i shfrytëzojë këto njohuri duke hapur një atelie të vogël apo të punësohet tek të tjerë. Këtu mësohet se si të ideohet, krijohet, skicohet, pritet dhe qepet një objekt i caktuar. Punohet në mënyrë intensive më qëllim që të arrihen rezultate sa më të larta. Ne mësojmë për atelie, njëkohësisht përgatisim dhe për konfeksione
.
Të jesh një stiliste në një atelie nuk është aspak e lehtë. Si i kujtoni këto 4 dekada eksperiencë në jetën tuaj?
Puna ime në atelie ka filluar që para 42 vitesh në qendër të Tiranës. Që në moshë të vogël spikatesha për një nuhatje të fortë në lidhje me zanatin dhe një shije të hollë në lidhje me modën. Të dyja këto qëndronin tek unë mjaft fort. Kjo bëri që unë të spikatesha si e tillë. Në ateliet tona të dikurshme punonin zanatçinj dhe atëherë stilohej dhe visheshin njerëzit me shijet e asaj kohe, dhe aty unë u rrita bashkë me profesionin duke realizuar me mjaft dashuri dhe pasion artin e bukur të veshjes si për burra e për gra. Nuk mund të krijosh pa ditur të realizosh. Gjithashtu si pasojë e ngritjes sime nga ana arsimore dhe profesionale, mora drejtimin e një atelieje për gra. Fillimet e para të mijat në mësimdhënie kanë qenë në anën teorike, ndërsa tani drejtimi im i mësimdhënies është edhe në anën praktike. Prej 27 vitesh jap mësim në këtë profesion duke e trashëguar zanatin në brezat e rinj. Mundohem që kursantët të kultivojnë që në momentin e parë dashurinë për këtë profesion.

Kush ka qenë momenti më i vështirë, po më i bukuri?
Të jesh stiliste në atelie është e vërtet që nuk është aspak e lehtë. Një individ që merret me atelie në radhë të parë është artist, sepse ky person krijon, ideon dhe realizon në një kohë shumë të shkurtër atë që individi vjen për t’u zbukuruar dhe për t'u veshur. Saktëson mjaft bukur atë që duhet të bëj duke bashkangjitur në një kohë të caktuar në skicë në fletën A4 duke përcaktuar mjaft mirë tekstilin e dëshiruar dhe ngjyrën e caktuar, si dhe modelin e përcaktuar. Por, kjo nuk vjen rastësisht, kjo vjen duke pasur shumë vite eksperience dhe njëkohësisht individi është i/e talentuar për të ideuar. Suksesi i individit është të përcaktoj bukur dhe saktë harmoninë e objektit në trupin e njeriut. Elegancë nuk është të vihesh re, por të mbahesh mend. Stilisti duhet të projektojë idetë e tija dhe t’i realizojë ato duke dhënë me anë të skicimit vizioni e tij. Me konceptimin e kësaj ideje duke vënë në zbatim teorike zbatimit dhe zbërthimin e modelit. Që një profesionist të arrijë majat, duhet që të studiojë anatominë e trupit të njeriut, këtu fillon krijimi.  Moda është kalimtare, ndërsa stili mbetet gjithmonë unik.

Sa kohë zgjat ky kurs që ju ndiqni?
Kursi zgjat 4 muaj e gjysmë më 360 orë mësimore, ku kurikula është e ndarë në 3 module. Punohet 80% praktike dhe 20% teori.

Ku qëndrojnë vështirësitë e këtij kursi?
Vështirësitë e këtij kursi qëndrojnë te mësimdhënia e udhëhequr nga pasioni i madh, që të gjithë praktikantët të përvetësojnë këtë zanat të bukur.

Sot, profesioni i ky profesion po jetësohet mes dilemave. Ku ndryshon rrobaqepsi nga stilisti?
Tashmë moda është komerciale, të rinjtë e sotëm kanë informacion të vazhdueshme, kanë krijuar idhujt e tyre dhe e shikojnë si një profesion që ka të ardhme dhe sigurisht e dhe punësohesh. Kemi shumë raste të regjistrimit të kursantëve dhe me shkolla të larta, që ndjekin këto kurse për të siguruar punësim apo për tu vetëpunësuar. Ne bëjmë të pamundurën në këtë drejtim për orientimin e të rinjve drejt formimit profesional duke qenë që është dhe prioriteti i Qeverisë shqiptare.

Cilat janë diferencat mes tyre?   
Rrobaqepësi ndryshon nga stilisti në këto pika; I pari është zbatues dhe kopjuesve ndërsa, stilisti që ka eksperiencë ndër vite dhe është artist në shpirt krijon, ideon dhe përshtat modën me teknikat e prerjes sipas kohës dhe momentit, si dhe përcakton tekstilin dhe ngjyrën e duhur. Por, që të arrish këtë do një eksperiencë pune mjaft të madhe dhe të gjatë të palodhur, plotë pasion dhe dashuri. Stilist do të thotë ‘një grup njerëzish të caktuar të përqafojnë stilin dhe idenë tënde në të veshur’.

Në atelien që ndiqni ju vumë re që ka edhe studente të cilat janë diplomuar në degë të ndryshme, por gjenden mes stilimit dhe modelimit të veshjeve...?
Përfitoj nga rasti t’i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të ofrohen pranë qendrës formimit profesional nr.4 duke i mirëpritur të gjithë ne kabinetin e rrobaqepësisë në këtë profesion të bukur duke realizuar ëndrrat e tyre duke pasur idhuj disa stilist të mëdhenj si Karl Lagerfeld,  Elie Saab, Versace,  Armani, etj.  

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)