‘Ëngjëll që do na dërgojë bekime të reja’, aktorja humb fëmijën gjatë shtatzanisë, përlot me fjalët

 ‘Ëngjëll që do na dërgojë bekime të reja’, aktorja humb fëmijën gjatë shtatzanisë, përlot me fjalët

Aktorja Ximena Navarrete

Aktorja bukuroshe e telenovelës ‘Stuhia’, Ximena Navarrete ndau gëzimin e saj me fansat me lajmin se ishte shtatzënë. 30-vjeçarja dukej shumë e emocionuar dhe pyeste fansat nëse fëmija i saj ishte djalë apo vajzë.

Aktorja Ximena Navarrete

Por gëzimi ka zgjatur fare pak, dhe është kthyer në hidhërim për Ximenën, pasi ajo e ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzanisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktorja me një foto të postuar në Instagram në të cilën shkruhet: Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë.

Aktorja Ximena Navarrete

Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi. Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real. Falenderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet. Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja.

Aktorja Ximena Navarrete

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Drafti/ Minimumi jetik të nisë nga 200 € në muaj! Vokshi: Mbi 1 milonë në varfër në Shqipëri! PS: Keni shifra të vjetra

Drafti/ Minimumi jetik të nisë nga 200 € në muaj! Vokshi: Mbi 1 milonë në varfër në Shqipëri! PS: Keni shifra të vjetra