Engjëlli i Kosovës së lirë në
Palais Liechtenstein në Vjenë

Engjëlli i Kosovës së lirë në<br />Palais Liechtenstein në Vjenë
Në pallatin ku u vendoswn veprat e skulptorit kosovar ruhet një koleksionin privat i familjes princore, ku veçohen vepra të mjeshtrave: Peter Paul Rubens, Rembrandt, Anthonis van Dyck, Lucas Cranach (i vjetri), Frans Hals, Raffael, Friedrich von Amerling, Ferdinand Georg Waldmüller si dhe objekte Badmindton Cabine, një mobilje nga më të çmueshmet në botë e krijuar në Firence në punishten Pietra Dura të familjes Medici

Eshtë hera e dytë që paraqitem përpara lexuesit shqiptar me personazhin Destan Gashi, artistin, gdhendësin e gurit i cili jeton dhe punon në Vjen të Austrisë. Shkrimi i parë ishte një informacion i mirëfilltë për jetën dhe fillimet e karrierës së tij, ndërsa në këtë shkrim, dëshiroj ti paraqes  lexuesit kulmimet e karrierës së tij të arritur deri më sot, të cilat do ti kishte zili çdo artist perëndimor e që bëjnë krenar çdo shqiptar kudo që jeton.

Një ndër perlat e bukurive e madhështive të Vjenës është edhe pallati Liechtenschtein ose në gjuhën e vendit PALAIS LIECHTENSTEIN, i cili për nga pozicioni i ndertesës, gjendet në qëndër të qytetit, në bashkinë e parë, në një rresht me kryeministrinë, pranë presidencës, ministrisë së jashtme asaj të arsimit apo asaj të brendëshme dhe pranë rezidencës perandorake. 

Pallati në Bankgasse, është pronë e familjes aristokrate të princave të Liechtenstein-it e ndërtuar sipas stilit Baroque dhe ka filluar të ndërtohet rreth viteve 1691 me kërkesën e Kontit Kaunitz, i cili për arsye ekonomike ja kaloi objektin mjeshtrit të ndertimit Enrico Zucallit, skicat e të cilit u zbatuen nga drejtuesi i punimeve Dominico Martinelli. Pallatin e bleu të papërfunduar Princi Johann Adam I von Liechtenstein në vitin  1694, i cili vendosi ta kishte si rezidencë qëndrore. Punimet përfunduan në vitin 1705 nga ndërtuesit Gabrieli dhe Martinelli. Ky i fundit projektoi një portal madhështor, i cili ishte i pari objekt i stilit Baroque në Vjenë.

Pallati ka në brendësi shumë apartamente banimi, dhoma të mëdha ngrëniet, zyra, ambiente pushimit, dhoma për të banuar personeli i shërbimit apo sallone takimesh në mes aristokratëve. Një pjesë e madhe e pallatit është llogaritur për të ekspozuar koleksionet me kryevepra artistike të ndryshme që zotëronte familja, të cilat u hapën për miqtë dhe vizitorët e familjes që në fillim të 1705-ës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës