Enkeleida Zeko:“E urrej varfërinë!
Frika më e madhe? Plakja”
Enkeleida Zekon e takojmë në zyrën e saj. Kësaj here të veshur sportive dhe pa make-up. Është duke biseduar më një kolegun e saj dhe me një buzëqeshje na fton të ulemi. Pyetjet tona e habisin paksa, kjo duket në fytyrën e saj. Është mësuar ta kontaktojnë kur ka evente sportive dhe intervista është për sportin. “Ndërsa këto pyetjet qenkan ndryshe”, -thotë ajo. Gazetaren sportive të TVSH-së e kemi zgjedhur këtë të dielë për “Pyetësorin e Fundjavës”. (Marrë nga gazeta "Shekulli")
Enkeleida Zekon e takojmë në zyrën e saj. Kësaj here të veshur sportive dhe pa make-up. Është duke biseduar më një kolegun e saj dhe me një buzëqeshje na fton të ulemi. Pyetjet tona e habisin paksa, kjo duket në fytyrën e saj. Është mësuar ta kontaktojnë kur ka evente sportive dhe intervista është për sportin. “Ndërsa këto pyetjet qenkan ndryshe”, -thotë ajo. Gazetaren sportive të TVSH-së e kemi zgjedhur këtë të dielë për “Pyetësorin e Fundjavës”.
Cili është mendimi i parë në mëngjes kur zgjohesh? Obobo jam vonë!
Tipari kryesor që i konstatoni karakterit tuaj? Thjeshtësia.
Defekti juaj kryesor? Ndonjëherë bëhem nervoze edhe pa shkak.
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh? 13 vitet në gazetarinë sportive
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante? Ndaj gabimeve të shoqërisë së afërt. Bëj sikur nuk kuptoj
Hera e fundit që u përlotët? Më ndodh shpesh
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt? Dje. Me motrën
Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë? Ismail Qemalin
Udhëtimi juaj i preferuar? Nisja me pushime. Kudo qoftë
Shkrimtari më i dashur? Umberto Eco.
Çfarë vlerëson më shumë tek një burrë? Përkushtimin.
Tek një grua? Korrektësinë.
Aktori juaj i preferuar? Bruce Willis dhe Johnny Deep
Filmi që ju la mbresë të thellë? “Pride and projudice” - një film i vjetër anglez.
Ngjyra juaj e preferuar? Jeshile.
Pija juaj e preferuar? Pijet energjike
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë? Nuk jam natyrë që pendohem
Çfarë urreni më shumë në këtë botë? Varfërinë dhe padrejtësinë
Frika juaj më e madhe? Që një ditë do të plakem. (qesh)
Në cilat raste zgjidhni të thoni gënjeshtra? Kur di që personi mund të lëndohet shumë nga e vërteta
Keni dhënë ndonjëherë ryshfet? Jo, asnjëherë. Ka një moto Enkelejda? Të bëj atë që di të bëj më mirë dhe ta bëj më mirë se të tjerët
Si do të dëshironit të vdisnit? Në gjumë.
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit? Do ta nisja duke i kërkuar lumturi për familjen time
Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit? Aaaa... Me dilema.
Sporti, gazetari meshkujsh? Gazetarja simpatike e ekranit publik nuk ndihet keq në një fushë ku dominojnë përgjithësisht gazetarët meshkuj. “Realisht ndihem shumë mirë. Nuk ndihem e privilegjuar aspak, ndihem e barabartë”. Çfarë duhet të
ketë një femër që të jetë e suksesshme si gazetare sportive? Sipas Enkeledës: “duhet të ketë dashuri për sportin në radhë të parë”.
Njeriu më i afërt, motra Pushimet e Enkeleidës këtë vit kanë qenë të gjata. “Një muaj pushova me të dashurin dhe me familjen time, - tregon ajo, - ishim në jug të Shqipërisë, një tur i vogël. Pjesën më të madhe të kohës e kalova me motrën. Unë e dua shumë notin, gjimnastikën dhe aerobinë”.
“Unë dhe AI, det dhe trëndafila” Në familjen e Enkelejdës gatuan mami. “Unë në kuzhinë? Rrallë. Di vetëm të gatuaj makaronat me salca të ndryshme” – thotë ajo. I pëlqen kuzhina italiane dhe të gjitha llojet e gatimit të peshkut, deri në atë masë sa vakti ideal për miken tonë të kësaj fundjave është një darkë surprizë ose në breg të detit ose afër një pishine, e zbukuruar me petale trëndafili, me qirinj... “Unë dhe AI duke e shijuar këtë darkë me një verë të bardhë” – thotë ajo
(Marrë nga Shekulli)(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.1%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37