Enkelejdi zbulon misionin e tri vajzave,
një çift i vërtetë brenda shtëpisë

Enkelejdi zbulon misionin e tri vajzave,<br />një çift i vërtetë brenda shtëpisë
Përcjellja e Ervinit nga shtëpia e “Big Brother Albania 7” në natën e parë, pas tërheqjes së partneres së tij Andia, u bë pika më e nxehtë e diskutimit. Edhe pse ka qenë një dëshirë shumë e madhe e 27-vjeçarit nga Vlora, që të ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, reagimi i Ervinit pas lajmit se aventura e tij po përfundonte pa filluar mirë akoma, ishte vërtet për t’u vlerësuar. Teleshikuesit dhe komentuesit e rrejteve sociale janë shprehur pozitivisht dhe kanë mbështetur sjelljen e banorit më jetëshkurtër, që e la skenën në mënyrë dinjitoze.

Por, largimi i tij nga skena nuk ishte i përhershëm, sepse Ervini do të jetë i pranishëm çdo të premte, gjatë spektaklit dhe pjesë aktive e panelit të të eliminuarve, që do të dalin javë pas jave nga shtëpia e Big Brother Albania 7. Ervini dhe Andia janë vërtet banorët më jetëshkurtër të Big Brother Albania 7, por kanë fituar kështu statusin e banorëve opinionistë më jetëgjatë në studion e Big Brother. Ata, të dy bashkë, do të jenë pjesë e spektaklit, çdo të premte mbrëma, në Top Channel, si opinionistët më të veçantë të një shoë të tillë.

big brother albania 7

Misioni i tri vajzave

Këtë vit loja në shtëpi do të bëhet në çifte, ndërkohë që tri vajzat Juljana, Ardijana dhe Ersida, janë lojtare jo në çift. Ato gjatë javës së parë të qëndrimt në shtëpinë më të famshe të “Big Brother”, nga Vëllai i Madh kanë marrë përsipër një mision shumë të vështirë, të përçafen çiftet. Pas njohjes me njëri-tjetrin, banorët kanë bashkëpunuar dhe kanë diskutuar për detyrat që iu është dhënë nga Vëllai i Madh.

Por, ajo çka është vërë re dje pas bisedës së Enkelejdit dhe partneres së tij polake Violeta, është diskutuar për lojën e dyshimtë që po bëjnë tri vajzat. “Këto tri vajzat do jenë ato që do të na ndajnë ne nga partneri”, shprehu Enkelejdi. Por, si duket intuita prej një mashkulli ka bërë që Enkelejdi të zbulojë misionin e Juljanës, Ardijanës dhe Ersidës të cilat këtë javë duhet që të përçajnë çiftet. Pas nisjes së jetës së re në shtëpinë e banorëve, është zbuluar nga produksioni një surprizë! Në shtëpi ndodhet një çift i vërtetë. Dy prej banorëve janë të martuar dhe kjo do të zbulohet në vazhdim të “Big Brother”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin