TIRANE - Babë e bijë, dirigjenti i njohur, Eno Koço, dhe sopranoja Teuta Koço, mbrëmjen e datës 31 maj së bashku përballë publikut të Tiranës. Ky koncert që ka të veçantat e tij, jo vetëm në repertorin që do të sjellë, por dhe sepse prezanton dy artistët e njohur në një mbrëmje koncertore vjen në vijim të aktivitetit artistik të Orkestrës Simfonike të RTSH.

Koncerti do të zhvillohet në sallën e madhe në Universitetin e Arteve në datë 31 maj, ora 19.00. Në këtë koncert me muzikë klasike dhe me pjesëmarrjen e sopranos Teuta Koço do të interpretohet simfonia no.4, Sol maxhor e kompozitorit austriak Gustav Mahler, këngën “Mëngjesi” nga Richard Strauss dhe “Zoti im Markez” e “Buzët e mia që puthin kaq nxehtësisht” nga Johannes Strauss.

Vepra artistike e Eno Koços në fushë të muzikologjisë, është kolosale. Kontributi i tij për afirmimin e ndjeshmërisë shqiptare në përmasa botërore, është i jashtëzakonshëm.

Ai mban lidhje permanente me orkestrat dhe koret e Shqipërisë. Në vijim të aktivitetit të tij ai mban komunikime shkencore në universitetet e Evropës, afirmon vlerat muzikore shqiptare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)