Eno Peçi shkon me “Allegro
Brillante” në Japoni, suprizat

Eno Peçi shkon me “Allegro<br />Brillante” në Japoni, suprizat
TIRANE- Primabalerini shqiptar që punon në trupën e Baletit të Teatrit Shtetëror të Operës së Vjenës gjendet aktualisht në Okinawa të Japonisë. Ai do të jap dy shfaqje gala në Japoni, përkatësisht në datat 3 dhe 4 korrik.

Balerini që është bërë i famshëm në Teatrin Shtetëror të Operës dhe Baletit në Vjenë, jo vetëm për premierat e sukseshme, por edhe për ballon e fundvitit, ka një program të ngjeshur shfaqjesh verore. I pyetur nga “Shqiptarja.com”, Eno Peçi pohon se “Muajin e fundit kam qenë në Shën Petersburg të Rusisë, si dhe në Vicenza të Italisë, në Helsinki të Finlandës me shfaqje dhe tani jam në Okinawa të Japonisë për 2 gala, që do të jepen në datat 3 dhe 4 korrik”.

Primabalerini, Eno Peçi, pohon se galaja është e organizuar nga drejtori i baletit të Vjenës, Manuel Legri, dhe titullohet “Manuel Legri and the Wiener Staatsballet Dancers”. Shfaqja do të mbahet për dy netë rresht në teatrin “Naha Civic Hall”. Peçi rrëfen ndër të tjera se ai do të kërcejë një pjesë të koreografit të njohur, George Balanchine. “Kam rolin kryesor aty dhe do të kërcej me solisten e parë të Teatrit Shtetëror të Vjenës, Olga Esina”, thotë ai. Baleti ku do të vallëzojë balerini Peçi titullohet “Allegro Brillante”.

Peçi shprehet se vepra që do të ngjitet në skenë “është pjesë klasike shumë e njohur”. Siç duket, në këtë sezon veror nga balerini Eno Peçi priten surpriza të të tjera. Ai pohon se në datat 6,8,10 dhe 12 Gusht 2015 po përgatitet të ngjis në skenë një pjesë të tijën koreografike, e cila do të shfaqet në Zvicër me balerinët e Operas së Vjenës. Peçi thotë se do ta prezantojë veprën e tij në një festival në Riom që quhet “Origen Festival”.

Pjesa koreografike zgjat rreth 1 orë dhe titullohet “Exil”. Pas kësaj “aventure” verore spektaklesh, Eno Peçin e pret performanca e përvitshme e koncertit të Vitit të Ri në Vjenë, që e ka bërë të njohur balerinin me origjinë shqiptare në mbarë botën. “Në 15 gusht do të fillojnë përgatitjet për Koncertin e Vitit të Ri 2016”, rrëfen Eno Peçi për “Shqiptarja.com”. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604