TIRANE- Të ardhurat e premierës koncertore “Vienna Night”, që kanë si protagonist balerinin shqiptar me famë botërore Eno Peçin, do të shkojnë për fëmijët e fshatit SOS. Eno Peçi, një nga yjet e Operës Qendrore të Vjenës vjen për herë të dytë në Shqipëri në harkun kohor të një viti. Ai do të ngjitet të shtunën më 25 tetor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë për të kërcyer pjesë të ndryshme të disa yjeve të koreografisë botërore si Renato Zanella, Hans Van Manen, Roland Petit, Maurice Bejart, Ashley Page, dhe ndërmjet këtyre pjesëve valsin “Zërat Pranverorë” të koreografuar nga ai vetë.
/Shqiptarja.com

Eno Peçi, Rikthehet me “Vienna Night” në Tiranë










