Eno vijon garën e gatimit
në “Rreze Dielli”

Eno vijon garën e gatimit <br />në “Rreze Dielli”
Nxënësi i katërt në “Konkursin e Kuzhinës” , Eno Muskaj ka vijuar ditën e tretë të gatimit në emisionin Rreze Dielli.

Eno ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e dy recetave të përzgjedhura për ditën e sotme.

Nxënësi Muskaj, i cili është ambientuar mjaft mirë në kuzhinën e zonjës Tefta duhet të tregohet i vëmendshëm në mënyrë që të memorizojë përbërësit e recetave.



Ditën e premte Eno duhet të realizojë krejtësisht i vetëm dy gatime të përzgjedhura nga juria.

Do të jetë një mësuese, një shef kuzhine dhe Zonja Tefta, të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e Enos, bazuar në kriteret e përcaktuara.



Ky konkurs ndërmjet nxënësve të shkollës së hoteleri-turizmit do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri.

Në fund të javës ata do të pajisen me një çertefikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.

Do të jetë finalja e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor ajo që do të përcaktojë dhe fituesin.



Receta e parë, Tortë me çokollatë fondente

Përbërësit:

Miell 270 gr
Cokollatë 300 gr
Kakao 50 gr
Maja 1 lugë gjelle
Sheqer 200 gr
Vezë 4
Qumësht 25 ml
Vaj 2 lugë gjelle
Pak Kripë

Krem Pastiçerie

Përbërësit:
Qumësht 500 ml
Vezë 5 të verdha
Miell 50 gr
Vanilje

Krem çokollate

Përbërësit:

Cokollatë Fondente 250 gr
Pana 250 gr
Arra 150 gr



Receta e dytë, Sallatë

Përbërësit:
Sleino 1 tufë
Karrotë 2
Rukola 1 tufë
Djathë Kaçkavall 50 gr
Vezë 1 e verdhë
Mustardë 1 lugë gjelle
Vaj ulliri Altis
Kripë
Piper i zi
Kos 50 gr
Proshutë 5 feta
Domate Pomodorini 5 kokrra

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

2/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen