Enologu që guxoi të prodhojë
shampanjën e parë shqiptare 

Enologu që guxoi të prodhojë<br />shampanjën e parë shqiptare 
TIRANE- Kantina “Arbëri” ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2003 në qytetin e Rrëshenit duke u bërë shpejt pjesë e tregut shqiptar, por edhe atij të huaj me produktet e saj cilësore. Këtë vit ajo festoi 11-vjetorin e saj me një produkt të ri, plotësisht autokton siç edhe produktet e tjera. Bëhet fjalë për shampanjën, ideja dhe projekti i së cilës nisi në vitin 2011 ku një prej anëtarëve të stafit studionte jashtë Shqipërisë. Duke parë eksperiencen e tij në këtë fushë menduan ta nisnin si eksperiment prodhimin e shampanjës, por në këtë rast jo me një varietet internacional, por me një varietet autokton siç është Sheshi i Bardhë.

Metoda e realizimit në gjuhën profesionale quhet ‘Metoda Klasike’. Fillimisht zgjodhën varietetin në një sasi të vogël përpara sesa ai të arrinte pjekjen e tij për të ruajtur më mirë freskinë e verës. Porositën makineritë nga jashtë të cilat bënin të mundur realizimin e këtij projekti, por njëkohësisht ishin në kontakt të vazhdueshëm me miqtë Italianë për sa i përket analizave të njëpasnjeshme dhe kontrollit të saj në parametrat ndërkombëtare duke qënë qe kemi nje bashkpunim disa vjecar me grupin VINEA.

“Pasi morëm verën e futem në shishe të veçantë të verërave me gaz, e mbyllëm me tapë provizore alumini pasi aty fillon  vërtet procesi ose merr jetë dhe produkti i shampanjës” - tregon enologu i kantinës Rigers Kacorri. Pas një periudhë pushimi rreth 18 muaj ku vera qëndron në shishe, ajo  fillon fermentimin e dytë ku zhvillohet rrotullimi i njëpasnjëshem ose siç njihet ndryshe Remuage.

Sipas enologut, faza e fundit e përpunimit (dégorgement)  konsiston në ngrirjen e verës në qafën e shishes dhe në largimin e papastertisë dhe kapakut provizor në mënyrë që të shpëtojë vera e pastër nga presioni i lartë. Në këtë pikë verës i shtohet likeri ose shurupi i verës siç njihet në gjuhën profesionale. Shuma e likerit  përcakton karakteristikat e verës të gazuar dhe në rastin tonë mbetet sekret sepse në të gjithë botën kjo praktike është e tillë, pikërisht këtu qëndron dhe veçoria e saj.

“E vetmja vështirësi që kemi hasur në Shqipëri është tek emri” – shprehet enologu sepse legjislacioni shqiptar e përcakton verë me gaz ose shkumzuese dhe termi na është dukur jo i përshtatshëm dhe e kemi vendosur pas etiketës për efekt ligji, ndërsa emri i vërtetë është ″ARBËRI SPUMANTE″, pra kemi shampanjën e parë Shqiptare të prodhuar në rrethin e Mirditës nga Kantina “ARBËRI”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?