/ATSH-AFP/ - Këngëtari spanjoll i muzikës pop, Enrique Iglesias triumfoi sot në Grammys Latinos në sajë të këngës "Bailando", kënga e vitit gjatë një ceremonie ku u përshëndet plani i rregullimit të përkohshëm të imigrantëve klandestinë njoftuar nga Barack Obama.
Djali i këngëtarit, Julio Iglesias, kthyer në një yll në mbarë botën së sajë të këngëve ritmike në anglisht dhe spanjisht, ka marrë tre çmime si atë të këngës së vitit për "Bailando", e kënduar me Descemer Bueno dhe Gente de Zona.
Mes artistëve të vlerësuar me çmime gjatë një ceremonie në Las Vegas, kitaristi virtuoz i flamenkos, Paco de Lucia, i cili vdiq në muajin shkurt, u nderua me çmimet "Albumi i Vitit" dhe albumi më i mirë flamenko për "Cancion Andaluza".
Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Marc Anthony ka marrë gjithashtu çmimin për albumi më i mirë salsa për "3.0".
Ky njujorkez me prindër të lindur në Porto Riko përshëndeti vendimin e njoftuar para fillimit të të ceremonisë nga presidenti amerikan, Barack Obama për rregullimin në mënyrë të përkohshme të pesë milionë imigrantëve që jetojnë pa dokumenta në SHBA.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA