Entela Kasi fiton “Pena e Flakës”
me “Nëse bota është e egër Anja”

Entela Kasi fiton “Pena e Flakës”<br />me “Nëse bota është e egër Anja”<br>
Entela Kasi fitoi çmimin “Pena e Flakës” në një aktivitet që organizohet në kuadër të Manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2018”, që mbahet përgjatë muajit janar në Gjilan. Në hapësirat e bibliotekës “Fan S. Noli”, ishin dy veprimtari letrare, Ora e Madhe Letrare, ku poetët e përzgjedhur paraprakisht, konkurruan për Çmimin e poezisë më të mirë të Manifestimit, “Pena e Flakës” si dhe shpallja e rezultateve të Konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Poetët që lexuan në “Pena e Flakës” ishin: Alket Spahiu ( Gjilan ), Anton Nikë Berisha (Prishtinë ), Avni Rudaku ( Gjian ), Dhimitër Pojanaku ( Pogradec ), Entela Kasi ( Tiranë ), Flamur Shala ( Prishtinë ), Gani Neziri ( Gjilan ), Hajredin Kovaçi ( Ulqin ), Ibrahim Kadriu (Prishtinë), Izet Abdyli (Drenas ), Kliton Nesturi ( Tiranë ), Linditë Ramushi- Dushku ( Gjilan ), Nijazi Ramadani ( Gjilan ), Prend Buzhala (Klinë ), Rakela Yzeiri (Tiranë),Ramadan Mehmeti ( Prishtinë ), Ramadan Oraça ( Podujevë ), Rozafa Shpuza ( Shkodër ), Sadije Krasniqi (Lipjan), Sarë Gjergji ( Viti ), Sinan Sadiku ( Kamenicë ), Xheladin Rexhepi (Ferizaj ), Zeqir Fazliu (Gjilan).

Ndryshe nga herët e tjera, vlerësues të poezisë më të mirë, në “Pena e Flakës” 2018, dolën dy poete kishin numër të njëjtë votash (Entela Kasi – Tiranë dhe Rakela Yzeiri – Tiranë), prandaj u desh sërish një përcaktim final që u bë nga juria e përbërë nga Xhevat Latifi, Fatushe Haliti dhe Sabit Rrustemi, që përcaktuan fituesen, Entela Kasi nga Tirana, sipas një komunikate për median.

Ndërsa, kur jemi te rezultatet e konkursit anonim letrar, juria profesionale në përbërje, Ramadan Musliu, Donikë Dabishevci dhe Bardh Frangu, vlerësoi prurjet në këtë Konkurs dhe bëri të ditur se:

Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë – Në sheshin e Shkupit – Shifra – Gracka

Shpërblimi i dytë poezisë – Buka, toka, njeriu – Shifra – Hija e shtetit

Shpërblimi i tretë poezisë: Shtëpia e puthjeve – 20-9

Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit: Figura shtatëmbëdhjetë – Shifra – Shahu i përgjakur

Shpërblimi i dytë: Natë lutjesh – Shifra – Najazum

Shpërblimi i tretë: Mjaltë e hidhur – Shifra – Unë dhe vetvetja

Poezia e shpërblyer dhe të tjerat që u lexuan në Orën e Madhe letrare, bashkë me krijimet e shpërblyera të konkursit letrar, do të publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët