Enti i Banesave kërkon të
blejë shtëpi për të pastrehët

Enti i Banesave kërkon të<br />blejë shtëpi për të pastrehët
TIRANE- Kompanitë ndërtuese, të cilat kanë banesa të pashitura, mund të paraqesin ofertat e tyre pranë Entit Kombëtare të Banesave. Ky institucion synon të blejë banesa, të cilat vlerësohen me koston e ndërtimit, të zonave Tiranë dhe Durrës.
 
 Kjo ofertë e EKB-së, vjen në kuadrin e zgjidhjes së rasteve emergjente të strehimit në territorin në juridiksionin e bashkive Tiranë dhe Durrës.
 
Aplikimi
Subjektet ndërtuese, të cilat janë të interesuara nga oferta e EKB-së, duhet të aplikojnë, me dokumentacionin përkatës, pranë këtij institucioni. “Të interesuarit duhet të paraqesin ofertat e tyre, brenda datës 30 mars 2014, pranë Drejtorisë Qendrore të Entit Kombëtar të Banesave, me adresë: rr. Sulejman Delvina, prapa Hotel Diplomatit. Ofertat mund të dërgohen edhe në rrugë elektronike në adresë: [email protected]”, - thuhet në njoftimin e EKB-së.
 
Banesat sociale
Blerja e banesave, me kosto të ulët, në treg, bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete, ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit.

Miratimi і rasteve emergjente, kur programi zbatohet nga bashkitë, bëhet me vendim të këshillit bashkiak, ndërsa kur programi zbatohet nga EKB-ja, miratimi bëhet nga ministri і Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me kërkesë, të motivuar dhe të miratuar, të këshillit bashkiak, vetëm për ato raste, kur në ato bashki nuk ka banesa shtetërore në ndërtim.

Për kompanitë që duan të paraqesin ofertat e tyre pranë EKB, ja cilët janë kriteret e dokumentacionit:

Oferta e tyre duhet të përmbajë:
 
Numrin e apartamenteve që disponohen,
Zonën apo adresën ku ndodhet objekti i banimit,
Strukturën e çdo apartamenti,
Sipërfaqen e çdo apartamenti.
 
Gjithashtu, në dokumentacionin që do të paraqitet, duhet të përfshihen informacione mbi:
 
Gjendjen fizike të apartamenteve dhe objektit në tërësi,
Lidhjet me infrastrukturën (rrugë, ujë i pijshëm, kanalizime, etj),
Lidhjet me shërbimet komunitare (kopshte, shkolla, qendra mjekësore, etj),
Foto të objektit të banimit dhe apartamentit,
Çmimin e shitjes, të shprehur në lekë/m2 ,
Çdo informacion tjetër që mund të gjykohet i nevojshëm.

 
 Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta