
Njoftim për Liçensim
Në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, të nenit 18 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për Procedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit të Plote/ të Pjesshëm dhe Rinovimit te Liçensave”, bëjmë me dije te gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “NOA ENERGY TRADE” sh.p.k, ka aplikuar në Entin Rregullator te Energjisë për liçensim në aktivitetin e tregëtimit të energjisë elektrike dhe të furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.
Me vendimet: nr.119 dhe nr. 120, datë 01.12.2014, Bordi i Komisionerëve ka filluar procedurat e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e tregëtimitit të energjisë elektrike dhe të furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.
Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund të drejtohen pranë zyrave te ERE-s ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” nr. 10, pranë Institutit të Gjeofizikës, Tiranë, brenda afatit të përcaktuar në nenin 10 të ‘Rregullores për Proçedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit të Plotë/ të Pjesshëm dhe Rinovimit të Liçensave.
KRYETARI I ERE-s
Petrit AHMETI











