Enti rregullator i ujit të
pijshëm, 60% nuk faturohet

Enti rregullator i ujit të<br />pijshëm, 60% nuk faturohet
TIRANE - Rreth 60 për qind e ujit të pijshëm me të cilin furnizohen qytetarët nuk faturohet. Ky është konkluzioni i dalë nga raporti i performancës së 58 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve gjatë vitit 2012. Rezultatet paraprake të raportit i bën të ditura, kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, sipas të cilit faturohet vetëm 40 për qind e ujit, pasi pjesa tjetër humbet.

Një situatë që bëhet edhe më e vështirë po të mbahen parasysh humbjet në rrjet. Enti Rregullator i Ujit analizon 10 tregues të shoqërive, ku sërish problematikë edhe për vitin e kaluar vijon të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. Ndërkaq, edhe cilësia e ujit të pijshëm që konsumojnë qytetarët vijon të jetë një tregues që kërkon mjaft investime për të arritur nivele të kënaqshme.

Përmirësim gjatë vitit 2012 kanë pasur vetëm treguesit fiskalë, ku vihet re se shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve po arrijnë qendrueshmëri financiare në krahasim me vitet e kaluara. Norma e arkëtimit gjatë vitit që lamë pas arrin në nivelet 80%, ndërsa raporti i plotë i performancës i hartuar nga Enti Rregullator i Ujit, pritet të bëhet publik javët në vijim.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut