Enver Hoxha: Ja armiqtë që ka 
zbuluar Sigurimi i shtetit në Ushtri

Enver Hoxha: Ja armiqtë që ka <br />zbuluar Sigurimi i shtetit në Ushtri
TIRANE - Mbledhja e 14 dhjetorit 1983 në Komitetin Qëndror. Porositë e Enver Hoxhës: Si të hetohet prapavija armiqësore në pyetjet që bëjnë ushtarët e sektorëve si ai i xhenios..

Nëse ka elementë armiqësorë në Ushtri, ata mund të zbulohen nga pyetjet që bëjnë. Disa pyetje mund të jenë të drejtpërdrejta, konstatuese, por ka edhe disa pyetje që bëhen me qëllim armiqësor, sidomos për demoralizim në rradhët e ushtrisë. Enver Hoxha e shtjellon në këtë mënyrë, çështjen e edukimit politik në sektorët e Ushtrisë ndërsa pyet Simon Stefanin gjatë mbledhjes së 14 dhjetorit 1983 se si është situata sa i takon edukimit politik në sektorët problematikë si ai i xhenios.

Hoxha vazhdimisht kërkon të dijë se për çfarë pyetet në këto sektorë, dhe Simon Stefani thotë se ata bëjnë edhe pyetje për aftësinë mbrojtëse të ushtrisë tonë... “ushtritë e tjera thonë këta kanë armatime më të shumta e më të sofistikuara, kurse ne i kemi më pak të sofistikuara”, thotë Simon Stefani. Duke e trajtuar këtë argument herë si kosntatim e herë si provokim, Enver Hoxha, Simon Stefani, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai kalojnë më tej në raste konkrete që janë nën vrojtimin e Sigurimit të Shtetit. Ndërsa Simon Stefani thotë se janë 8 ushtarë nën vrojtimin e Sigurimit, ndërhyn Hekuran Isai, duke saktësuar se në të vërtetë janë 35 ushtarakë.

Isai thotë se janë kryesisht ushtarë, njëri prej tyre është nënoficer, por janë edhe 5 oficerë nën vrojtimin e Sigurimit. Ai përmend rastin e njërit prej tyre, i quajtur Muharrem që është komandant divizioni në Berat. Udhëheqësit habiten se si ky element armiqësor është vendosur Komandant divizioni. Diskutimet mbi këtë çështje vijojnë edhe më tej gjatë mbledhjes së sekretarëve, por sot për lexuesit do të sjellim këtë pjesë diskutimesh deri tek rasti i komandantit të divizionit në Berat, për të vijuar në ditët në vijim me rastet e tjera që diskutohen në këtë mbledhje. Më poshtë sjellim procesverbalin e zbardhur së bashku me faksimilet e dokumentit.
 
Dokumentin ekskluziv e lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes Shqiptarja.com (versioni online) duke klikuar mbi linkun

(Gre.M/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit