Enver Hoxha: Muzeu i Krujës, atje ku 
mungojnë objektet higjeno-sanitare

Enver Hoxha: Muzeu i Krujës, atje ku <br />mungojnë objektet higjeno-sanitare
Në ç’gjendje ishin muzetë e vendit në vitin 1983 dhe ç’plane kishte udhëheqja për zhvillimin e turizmit në Shqipëri? Në një mbledhje të sekretarëve të Komitetit Qëndror me 9 prill 1983, pasi kanë diskutuar për çështje të rëndësishme si “furnizimi me bukë gruri i gjithë popullsisë së vendit, problememt e naftës, gazit e energjisë elektrike në vend, për ripërtëritjen e tufës së lopëve, për metodën e punës dhe tërheqjen e mendimit të kuadrove e të specialistëve për probleme të ndryshme të ekonomisë”, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Adil Çarçani, Harilla Papajorgji e Vangjel Çerava flasin për muzetë e sapondërtuara në Krujë e Tiranë. Ata flasin për turistët që i vizitojnë këto muze dhe  propozojnë të vendosin biletë 1 lekë për çdo vizitor, flasin për mungesën e kushteve minimale higjeno-sanitare, për disa gurore që duhen mbyllur në Krujë se dëmtojnë peisazhin, për ndërtime e ndërhyrje të nevojshme pranë tyre dhe disa dekorime të arkitektëve dhe artistëve që kanë punuar në këto objekte.

Ajo çka të habit është fakti se Hoxha nuk e kishte vizituar ende muzeun e Krujës, ku arkitekte ishte vajza e tij Pranvera. Të paktën kështu shprehet në këtë  mbledhje. Hoxha thotë se e ka parë në televizor. Më tej ai ndërhyn për arkitektin e njohur Pirro Vaso, i cili kishte punuar bashkë me vajzën e Enver Hoxhës, Pranverën, për Muzeun e Skënderbeut në Krujë. Hoxha i thotë Ramiz Alisë: ” …siç më tha Klementi, në vendimin që keni firmosur ju, shoku Ramiz, për dekorimin e tij, i kanë vënë motivacionin vetëm për Muzeun e Krujës, kurse për ndihmesën që ka dhënë në projektimin e Muzeut Historik Kombëtar, e kanë harruar fare. Unë mendoj se nuk është e rregullt të veprohet kështu, se ai ka punuar edhe për këtë muze”.
Ndër të tjera ata propozojnë se duhen shtuar ciceronët nëpër muze, dhe përmendin raste se si një elektriçist bën ciceronin në muzeun e Krujës, apo një fshatar në Pojan, që e kujtonte Hoxha, i cili kishte punuar dikur me Leon Rein, iu fliste turistëve për Apolloninë dhe që “i dinte mirë gjërat”.

Këtë pjesë të procesverbalit me shënimin “secret”, të kësaj mbledhje po e sjellim të plotë së bashku me faksimilet e saj. Lexoni në Shqiptarja.com (versioni online) 

Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 


 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit