Në shtator të 1983, ndërsa ishin mbyllur gjyqet e bujshme ndaj Fiqrete Shehut, Kadri Hazbiut, Llambi Ziçishtit, Feçorr Shehut etj, Enver Hoxha bën bilancin e tij ‘tragjik’ në raport me veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit. Prej 40 vjetësh sipas tij, pushteti kishte qenë në duart e armiqve, përmes ministrive më të rëndësishme që ata kishin shtënë në dorë: ministria e Brendshme, e Jashtme, e Tregtisë dhe e Shëndetsisë, përfshi dhe Kryeministrinë.
Është viti 1983 dhe Hoxha artikulon me keqardhje se kanë dështuar me këtë strukturë tepër të rëndësishme të sigurisë dhe se armiqtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë punuar në fshehtësi, madje deri në atë pikë sa ai, shefi i të gjithëve, nuk kishte ditur asgjë. Me këtë argument, në mbledhjen e sekretariatit në Komitetin Qendror të 5 shtatorit 1983, Enver Hoxha i bën një skaner gjithë veprimtarisë së strukturave të sigurimit të shtetit dhe mosfunksionimit të marrëdhieve mes stukturave të sigurimit me organet partiake.
Fjalimi i tij me shënimin ‘tepër sekret’ së bashku me diskutimet e të pranishmëve në këtë mbledhje si Hekuran Isai apo Ramiz Alia janë ruajtur në dosjen 102 të fondit 14 në AQSH.
Sot sjellim pjesën e parë të këtij materiali mjaft kurioz, për të vijuar edhe në ditët e ardhshme.
/Shqiptarja.com