Enver Hoxha: Si t’u marrim gjermanëve
2 mld $ për viktimat e luftës
A ka qenë ndonjë herë i joshur për të përqafuar perëndimin Enver Hoxha? Na e shton kureshtjen e kësaj pyetjeje një telegram i dërguar nga ambasadori shqiptar në Vjenë në qershor 1983, i cili njoftonte udhëheqësit komunistë shqiptarë për disa sinjalizime joshëse që vinin nga Gjermania Perëndimore e asaj kohe për vendin e vogël të izoluar në Ballkan.
TIRANE- A ka qenë ndonjë herë i joshur për të përqafuar perëndimin Enver Hoxha? Na e shton kureshtjen e kësaj pyetjeje një telegram i dërguar nga ambasadori shqiptar në Vjenë në qershor 1983, i cili njoftonte udhëheqësit komunistë shqiptarë për disa sinjalizime joshëse që vinin nga Gjermania Perëndimore e asaj kohe për vendin e vogël të izoluar në Ballkan. Ambasadori shqiptar ishte takuar me ambasadorin gjerman në Vjenë dhe ky i fundit i kishte përmendur disa pensione që Gjermania kishte paguar për viktimat e Luftës së Dytë Botërore, në vende si Polonia, apo kredi që i kishin ofruar Jugosllavisë.
Ky argument kishte ngjallur diskutime mes udhëheqësve shqiptarë dhe mendimet e tyre i gjejmë të përmbledhura në procesverbalin e mbledhjes së sekretarëve të Komitetit Qëndror më 27 qershor 1983. Në këtë mbledhje ata interpretojnë fillimisht fjalët e ambasadorit gjerman, ose më saktë atë pjesë të frazës ku përmenden “pensionet për viktimat e luftës”. Hoxha i drejtohet Hekuran Isait dhe i thotë të mos e harrojë detyrën që i ka dhënë pak kohë më parë, për të hetuar se çfarë pensionesh kanë marrë nga Gjermania vende si Austria, Polonia, etj dhe përmend se duhen bërë gati dosjet me dokumentacione të hollësishme për viktimtat shqiptare të Luftës nga pushtimi nazist. Hoxha pohon se janë rreth 17 -18 mijë viktima dhe kjo sipas dokumentacioneve gjermane, të cilët sipas Hoxhës, në atë kohë “njënë e bënin dhjetë”,
“siç bënin edhe për partizanët, dhjetë të vrarë i bënin 100”. Hoxha deklaron pak më tej se duhen bërë llogaritë dhe Lekna Çuko thotë se llogaria del “2 miliardë e ca dollarë”.
Por cili ishte plani i udhëheqjes komuniste shqiptare? Si do ti përgjigjeshin këtij sinjali të Gjermanisë, që nënkuptonte të lidheshin marrëdhëniet diplomatike me një vend perëndimor, anëtar të NATO-s? Pse jepeshin këto sinjale nga Gjermania dhe çfarë parashikonte udhëheqja shiptare me hapjen e ambasadës gjermane në Tiranë? Hoxha kujdeset deri në fund të mbledhjes të mos tregojë hapur ç’qëndrim do të mbajë pas këtij sinjali. E rëndësishme sipas tij është të bëhet kujdes, e të analizohet mirë ç’do lëvizje. Më poshtë po sjellim të plotë diskutimin e kësaj çështje marrë nga procesverbali i mbledhjes së 27 qershorit në mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qëndror.
Lexoni në Shqiptarja.com (versioni online) dokumentin e plotë...duke klikuar mbi linkunRedaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26