Enver Hoxha: Stërvitja e jugosllavëve
provokim, vranë 600 kosovarë në '81

Enver Hoxha: Stërvitja e jugosllavëve<br />provokim, vranë 600 kosovarë në '81
TIRANE- Një stërvitje ushtarake në Maqedoni, që do të mbahej në vjeshtën e  1983, kishte ngjallur shqetësim mes udhëheqësve shqiptarë. Në mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qëndror, me 5 shtator 1983 ata i japin një hapësirë të madhe këtij argumenti, duke diskutuar e komentuar arsyet e kësaj stërvitjeje nga ana e ushtrisë Jugosllave, dhe pse shqiptarët kishin refuzuar pjesëmarrjen në të. Ajo ç’ka përbën inters në këtë rast është qëndrimi që mban Enver Hoxha ndaj kësaj stërvitjeje dhe përsëritja disa herë e argumentit se është e njëjta ushtri që në demonstratat e ’81 në Kosovë, ata vranë 600 shqiptarë. Hoxha insiston ta publikojë në ATSH këtë qëndrim dhe ta theksojnë numrin e të vrarëve në Kosovë.

Pasi kanë refuzuar të jenë pjesë në këtë stërvitje, Hoxha planifikon si të japë një përgjigje për këtë provokim, siç e cilëson ai. Në fillim ai pyet se sa shqiptarë jetojnë në zonën ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake në Maqedoni, pastaj propozon të bëhet një reagim në ATSH ndaj akuzave që ‘TANJUG’ ka bërë ndaj shtetit shqiptar, i cili në kohën e revoltave në Kosovë sipas kësaj agjensie, “futën hundët në punët e brendshme të Jugosllavisë”.
Hoxha këmbëngul që të përmendet në reagimin e ATSH numri i forcave ushtarake që marrin pjesë në këtë stërvitje. “Jugosllavët gënjejnë, ato nuk duhet të jenë 25 mijë veta, por mbi 50 mijë, aq sa u përdorën edhe për të shtypur popullin e Kosovës”.

Gazeta i sjell të plota dialogjet e zhvilluara në këtë mbledhje mes Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Simon Stefanit dhe Hekuran Isait. 
 
Dokumenti i plotë ekskluziv u botua sot (13 Maj) në Shqiptarja.com (print). Lexoni në versionin online

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit