Enver Hoxha: Ta përdorim për
propagandë Tedi Papavramin

Enver Hoxha: Ta përdorim për<br />propagandë Tedi Papavramin
TIRANE- Regjimi komunist qëmtonte e përdorte çdo lloj forme e rruge për propagandën. Talentet e rralla, sidomos në fushën e artit ishin AS-i nën mëngë i udhëheqjes komuniste shqiptare, madje edhe kur ata ishin fëmijë të vegjël në klasat e fillores.

Me një synim të tillë, thjeshtë dhe pastër për propagandë, për t’i treguar botës një fytyrë sa gjeniale, po aq të brishtë e të bukur, të Shqipërisë, përtej izolimit të hekurt, ata promovuan në skenën ndërkombëtare edhe tre violinistë të vegjël në vitin 1983: Tedi Papavramin, Arben Spahiun dhe Klodiana Skënderin. Planet për këtë formë propagande i gjejmë në procesverbalet e dy mbledhjeve të sekretarëve të Komitetit Qëndror në mars dhe prill 1983. Enver Hoxha përmend rastësisht në mbledhjen e 18 marsit se “ne i shikojmë ngushtë problemet”, duke adresuar një kritikë për punonjësit e ambasadës shqiptare në Paris, që kishin refuzuar kërkesën e profesorit të Tedi Papavramit për të lëvizur në qytete të tjera së bashku me violinistin e vogël shqiptar.

Sipas Hoxhës, ky ishte një vendim i palogjikshëm i punonjësve të ambasadës. Hoxha thotë se “ai profesor e mëson, e popullarizon, e çon lart emrin e tij dhe të Shqipërisë” dhe se së shpejti ai talent do të ngjitet në skenat e gjithë kryeqyteteve të botës. Më tej në dialogjet me Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin ata flasin edhe për talentin e violinistwve të vegjël Arben Spahiu dhe Klodiana Skënderi. Hoxha rekomandon se edhe ata duhen çuar në konservatorw të huaj në Vjenë ose në Bon.

Ndërsa Ramiz Alia njofton se së shpejti do të jetë një turne i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Gjermani dhe se në këtë turne do të jetë edhe violinisti Arben Spahiu, në procesverbalin e mbledhjes pasuese  me 23 prill, gjejmë të finalizuar këtë turne. Dilogjet e udhëheqësve rreth sukseve të këtij turneu janë me nota të theksuara optimizmi.


Shkrimi i plotë u botua në të përditshmen Shqiptarja.com (print)/ Dokumentin ekskluziv e leconi të plotë në Shqiptarja.com (versioni Online) duke klikuar mbi linkun

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit