Në letërkëmbimin mes Fan Nolit dhe Enver Hoxhës gjejnë një vend të veçantë  tre mesazhe që Hoxha ia dërgon Nolit nga Tirana në prill të 1946. I revoltuar që OKB nuk e pranon anëtarësinë e Shqipërisë,  duke i nxjerrë si kusht çështjen e traktateve me SHBA-në, por më shumë i nxehur nga qëndrimet e shtypit dhe disa personaliteteve amerikanë për çështjen e vorio-epirit, Enver Hoxha i shkruan Nolit se nuk do të heqë dorë, madje nëse do të jetë nevoja për të luftuar fashistët e rinj greke, shqiptarët do të luftojnë deri tek i fundit për pavarësinë e vendit.

Hoxha mundohet ti shpjegojë Nolit se çështja e traktateve kushtëzohet nga vendimet e Kongresit të Përmetit. “Vendimet e Kongresit të Përmetit, të bazuara në principin e vetëvendosjes, na urdhërojnë prishjen e të gjitha traktateve të konkluduara me shtetet e huaja nga qeveritë e mëparshme antipopullore dhe nënshkrimin e traktateve të reja në interesin e kombit tonë”, shkruan Hoxha, duke theksuar më tej se ai është i hapur ti rishikojnë këtë traktate pasi SHBA ta njohë qeverinë e drejtuar prej tij.

Më poshtë i sjellim të plota tre mesazhet e Enver Hoxhës dërguar Fan Nolit ndërsa nesër do të sjellim përgjigjen e Nolit për Hoxhën.