Eol Çashku, kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Eol Çashku, kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Eol Çashku është Kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ministri Blendi Gonxhja bën me dije se Çashku është emëruar nga Këshilli i Ministrave.

Në një postim të gjatë në Facebook, Gonxhja është ndalur në eksperiencën e Eol Çashkut, ndërsa thotë se ai ka kontribuar në edukimin e qindra profesionistëve të rinj të filmit dhe medias nga Shqipëria dhe rajoni duke organizuar produksionin e më shumë se 300 filmave studentorë me metrazh të shkurtër.

Më tej, ministri thotë se përvoja profesionale 25-vjeçare e ka renditur emrin e tij në projekte franceze, belge, holandeze, izraelite e amerikane.

Postimi i plotë

Suksese Kryetarit të ri të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, kineastit Eol Çashku, emëruar nga Këshilli i Ministrave pas propozimit të kandidaturave nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Eoli vjen nga një eksperiencë e konsiderueshme produksionesh kinematografike kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe nga angazhimi në arsimin e lartë universitar, pas kthimit nga studimet e larta dhe eksperiencat kinematografike në Francë.

Përvoja profesionale 25 vjeçare e ka renditur emrin e tij në projekte franceze, belge, holandeze, izraelite e amerikane. Në cilësinë e drejtorit të produksioneve të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Eoli ka kontribuar në edukimin e qindra profesionistëve të rinj të filmit dhe medias nga Shqipëria dhe rajoni duke organizuar produksionin e më shumë se 300 filmave studentorë me metrazh të shkurtër. Spikat gjithashtu dhe bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare si OSBE, CIES, Delegacioni i BE, si dhe struktura të filmit të Gjermanisë, Italisë, Francës, Kanadasë, Izraelit dhe SHBA-ve.

Platforma e tij për menaxhimin e QKK analizon problematikat e deritanishme, duke ofruar zgjidhje konkrete, mirëadministrim e energji të re drejtuese, vizion vetëfinancues e gjenerues të ardhurash për sektorin, ku thekson edhe bashkëpunimin me ekspertët francezë nga Centre National du Cinéma (CNC), në kuadër të reformës së nevojshme rregullatore mbi kinematografinë dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Z. Çashku parashikon përmes platformës së tij, përfshirjen e kineastëve në ristrukturimin kapilar të sistemit kinematografik shqiptar ku kapacitetet, dijet dhe eksperiencat e akumuluara duhen bashkërenduar në funksion të interesit publik.

Besimplotë për aftësitë dhe përvojën profesionale të drejtuesit të ri të kinematografisë shqiptare, siguroj mbështetjen e plotë të MEKI dhe të qeverisë shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori tepër të rëndësishëm për industrinë e ekonominë kreative, përveçse për kulturën tonë kombëtare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë