Epidemia e gripit, Nju Jorku
në gjendjen e Urgjencës sanitare

Epidemia e gripit, Nju Jorku <br />në gjendjen e Urgjencës sanitare
NJU JORK- Guvernatori i Nju Jorkut shpalli gjendjen e urgjencës sanitare për shkak të epidemisë së gripit që ka prekur më shumë se 19 000 persona në këtë shtet dhe nga ky fakt ai ka autorizuar farmacistët të vaksinojnë bebet dhe fëmijët.

Kjo iniciativë e guvernatorit, Andrew Cuomo ndodhi ndërkohë që epidemia është përhapur në të gjithë vendin dhe mund të zgjasë për disa javë.
Të paktën 28 747 raste gripi janë regjistruar në SHBA këtë dimër dhe 20 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj epidemie, sipas Qendrës federale të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve (CDC).

Por shifrat janë akoma më të larta sepse numri i të sëmurëve nuk njoftohet nga mjekët.
Me shpresën për të parandaluar përhapjen e një virusi potencialisht vdekjeprurës, guvernatori Cuomo theksoi se ishte shumë i rëndësishëm pezullimi, për 30 ditët e ardhshme, i rregullit që autorizon farmacistët nju jorkezë të vaksinojnë vetëm pacientë të moshës 18 vjeç e lart.

"Ne po përballemi me epideminë më të rëndë të gripit që prej vitit 2009, dhe virusi është aktiv në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, me raste të regjistruara në 57 qarqe dhe pesë lagje të qytetit të Nju Jorkut'', deklaroi Cuomo në një komunikatë duke shpjeguar arsyen e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e tij.
Ai u bëri thirrje njujorkezëve të vaksinohen menjëherë dhe insistoi në faktin se nuk ishte shumë vonë.

Redaksia online
(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital