Epidemia e gripit, PD: Alarmante
shkollat të mbyllen deri në 16 jana

Epidemia e gripit, PD: Alarmante<br />shkollat të mbyllen deri në 16 jana
Partia Demokratike e cilëson alarmante situatën e gripit në vend.
 
Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në selinë blu, Tritan Shehu, u shpreh se pezullimi i mësimit me një javë nuk është zgjidhje, ndërsa propozon që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 16 janar.
 
"Ekspertët e fushës përkatëse të Departamentit të Shëndetësisë se PD-se mbasi analizuan gjendjen në vend dhe te dhënat përkatëse, qe duhet theksuar se nuk janë te plota, gjykojnë se paraqitja aktuale virale ngel shume shqetësuese, veçanërisht kjo për fëmijët dhe personat e riskut.
 
Në këto kushte u konstatua se alarmi duhej dhënë rreth dy jave me pare, kur nivelet e “alertes” filluan të flisnin për një epidemi. Kjo duhej veçanërisht te reflektohej ne gatishmërinë e sistemit parësor, këshillimin shëndetësor, vaksinimet etj.
 
Fakti i tej dyndjes këto ditë të urgjencës pediatrisë në QSUT, gjë e cila jo vetëm krijon shqetësime të qytetaret, por dhe shton mundësitë e infeksioneve të kryqëzuara, kryesisht kjo me raste që mund e duhej të zgjidheshin në nivelin parësor, flet për probleme të tij, e mos dhënie alarmi në kohë.
 
Vaksinimi i personelit shëndetësor dhe i personave të riskut, qe po fillon sot, duhej te kryhej rreth 4 javë më parë që të ishte i vlefshëm për këtë “vale” gripale.
 
Në këto kushte është e domosdoshme që veçanërisht te forcohet puna ne nivelin e mjekut familjes, shërbimit pediatrik e atij të specializuar ambulator.
 
Organizimi i një propagande shëndetësore të shpejtë, të gjerë e efikase është i rëndësishëm.
 
Në kushtet ekzistuese, grupe të veçantë të sëmurësh sipas rekomandimit të mjekëve, duhet të furnizohen edhe ambulatorisht e gratis me antivirale (Tamiflu).
 
Ministria e Shëndetësisë duhet të publikojë periodikisht të dhënat e plota epidemiologjike, krahasimet me vitet e kaluara, nivelin e komplikacioneve, llojet e shtameve qarkulluese me masat përkatëse etj, gjë që deri me tashti nuk është bërë.
 
Mbyllja e çerdheve, e kopshteve, e shkollave për deri më datë 9 janar na duket një masë jo e mjaftueshme.
 
Në këto kushte epidemologjike, në realitetin e ambienteve të këtij lloji arsimi publik pa ngrohje, pa kushtet e nevojshme higjenosanitare, pa një transport të përshtatshëm në shumë zona etj, kjo ndërprerje duhet të shtrihet deri më datë 16 janar
", u shpreh Shehu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit