Epidemia misterioze që po vret një
tribu kur dalin në botën e jashtme
Një epidemi misterioze po vret anëtarët e një fisi në Amerikën e Jugut pas kontakteve që ka pasur kohët e fundit me botën e civilizuar. Ky shqetësim është ngritur nga organizata botërore e të drejtave të tribuve, “Survival International”. (Në foto anëari i fisit i cili ka krijuar kontakt me botën e jashtme në 2000, majtas, dhe pasojat e sëmundjes në 2011, djathtas. Vdiq në 2013)
PARAGUAJ - Një epidemi misterioze po vret anëtarët e një fisi në Amerikën e Jugut pas kontakteve që ka pasur kohët e fundit me botën e civilizuar. Ky shqetësim është ngritur nga organizata botërore e të drejtave të tribuve, “Survival International”
Fisi Ayoreos po vdes për shkak të një sëmundje të ngjashme me tuberkulozin e cila nuk po arrin të zbulohet nga testet mjekësore. Anëtarët e fisit janë të detyruar të dalin nga pylli ku jetojnë për shkak se duhet të kullosin bagëtinë, çka ka sjellë edhe kontaktin e tyre me botën e civilizuar.
Kështu epidemia vdekjeprurëse që kërcënon për të shfarosur gradualisht të gjithë anëtarët e fisit Ayoreos që kanë dalë jashtë territorit të tyre, dhe mund të ketë pasoja fatale edhe për të afërmit e tyre që mbeten të fshehur në pyll.
Që kurse ata janë detyruar të dalin nga pyjet ku jetojnë (disa që nga viti 2004), pothuajse të gjithë vuajnë nga sëmundjet të rralla të frymëmarrjes. Ashtu si fiset e tjera të izoluara, edhe fisi Ayoreo nuk ka imunitet ndaj sëmundjeve që vijnë nga bota e qytetëruar.
(Në foto anëari i fisit i cili ka krijuar kontakt me botën e jashtme në 1998, majtas, dhe pasojat e sëmundjes në 2007, djathtas. Vdiq në 2009) Sipas ekspertëve lokalë, shpesh anëtarët e fisit i nënshtrohen testeve mjekësore për turbekuloz dhe gjithnjë testet dalin negative edhe pse simptomat janë të njëjta. Kjo ka bërë që shumë anëtarë të Ayoreo të mos marrin ilaçet e nevojshme për trajtim.
Anëtari i fundit i fisit cili ka humbur jetën për shkak të sëmundjes misterioze kishte dalë nga pyjet ku banojnë në vitin 1986 dhe vdiq tetorin e kaluar.
Megjithatë disa të anëtarë të fisit ende jetojnë të paprekur nga sëmundja për shkak se nuk kanë dalë kurrë nga pyjet ku jetojnë . Nëse qeveria Paraguait nuk e heton dhe nuk merr masa në lidhje me këtë sëmundje misterioze, e ardhmja e fisit Ayoreo duket e zymtë.
Shqetësimi i “Survival International” ngrihet pak para 7 prillit, Ditës Botërore të Shëndetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39