Epidemiologia e ISHP, Qirjako: Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit të lejohen në auditore pa u vaksinuar! Pandemia nën kontroll

Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën. Kështu sugjeroi epidemiologia e ISHP Gentiana Qirjako në një intervistë për Report Tv, e cila nënvizoi se duhet të rishikohet rregjulli i nxjerrë deri më tani nga Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili detyron të gjithë studentët që të kryejnë vaksinën përpara se të futen në auditore. Sipas saj një student që e ka kaluar COVID, jo detyrimisht duhet ta bëjë menjëherë vaksinën.

"Ne nuk besojmë se kërcënimi madhor është te studentët që kanë kaluar COVID. Kërcënim për komunitetin e studentëve dhe pedagogëve janë studentët që nuk e kanë kaluar COVID dhe nuk janë të vaksinuar. Rregulli i qartë që ka dalë deri tani është që të gjithë studentët duhet të vaksinohen por kjo gjë kërkon një lloj rishikimi të rregullave të mëtejshme për ato që e kanë kaluar se një person që e ka kaluar jo detyrimisht duhet të bëjë vaksinën menjëherë. Nëse kjo gjë është e shoqëruar me një dokument zyrtar besoj se do ketë një caktim të rregullores",  tha ajo.

Sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë ajo nënvizoi se nuk është alarmante pasi rritja e rasteve është nën kontroll.

"Të githë jemi koshient që ka një rritje të numrit të rasteve. Kjo  rritje është e qëndruehsme,  situata po mbahet në të njëjtin kontroll. Jemi në një situata që nëse mbahet nën kontroll shpejt pritet të kemi dhe përmirësime", shtoi më tej epidemiologia.

Ndërsa bëri apel për t'u vaksinuar, Qirjako tha se 95% e të infektuarve me COVID që janë shtruar në spitale janë të pavaksinuar.

"Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar atëherë kuptohet se sjellja jonë ndaj covid lidhet me rregullat dhe masat që mund të parandalohet. Numri i të shtruarve është 206 nga të cilët mbi 95% janë të pavaksinuar. Vaksinimi ka pasur efeikasitet efekt mbrojtjës kjo sigurisht te personat e vaksinuar. Nuk mjaftojnë vetëm rregullat e njohura si distancimi dhe higjiena, por kemi dhe një alternativë tjetër që është vaksinimi. Kurse ata që janë në kushte shtëpie ka më pak të pavaksinuar. Vaksina është një mjet shumë i mirë për të parandaluar format e rënda dhe vdekjen. Nuk të mborn 100% sikurse çdo vaksinë tjetër. Dhe në rastin e mundësisë për tu infektuar, nëse je i vaksinuar ekziston mundësia, por nëse je i vaksinuar e kalon më lehtë, këtë e tregojnë faktet", nënvizoi ajo.

Deri më tani vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës