Epigjenetika, pse ADN-ja
nuk përcakton fatin tënd

Epigjenetika, pse ADN-ja<br />nuk përcakton fatin tënd
Eksperiencat tona në jetë nuk ndikojnë vetëm mënyrën se si ne ndërveprojmë me mjedisin. Ato, gjithashtu, mund të ndikojnë në gjenet tona dhe të influencojnë pasardhësit tanë- sygjerojnë tashmë një numër në rritje kërkimesh. Ngjarjet stresuese dhe përdorimi i drogërave duket se ndryshojnë procesin e aktivizimit dhe inaktivizimi të gjeneve të ndryshme. Disa faktorë mjedisorë krijojnë ndryshime biologjike kaq domethënëse dhe afatgjata, të cilat mund të transmetohen në shëndetin e gjeneratës tjetër. Kur prindërit stresohen, edhe ADNja e fëmijëve të tyre ndikohet. Një studim ka gjetur se adoleshentët kishin modele të ndryshëm ADN-je në varësi të shkallës së stresit që shfaqnin prindërit e tyre kur ata ishin në moshën parashkollore.
Çfarë janë gjenet?
Çdo qënie e gjallë ka gjene. Ato përbëjnë një ‘’set instruksionesh’’, të cilat përcaktojnë si do të jetë organizmi, si do të përshtatet ndaj mjedisit, si do të ndërveprojë apo mbijetojë në të etj. Gjenet janë të vendosura në molekulën 2 fijore të ADN-së, duke formuar kromozomet. Trupi i njeriut ka 23 çifte të tilla (në total 46 kromozome). Çdo qelizë e trupit ka të njëjtën ADN. Persona të ndryshëm kanë AND të ndryshme,prandaj çdo individ është unik në origjinalitetin e tij.
Çfarë është epigjenetika?
Epigjenetika i referohet të gjitha ndryshimeve të informcionit gjenetik të trashëgueshme e të përhershme, që nuk përfshin alterimet e sekuencës së ADN-së. Epigjenetika gjen aplikim në shumë fusha të biologjisë. Në zhvillimet gjenetike për të diferencuar qeliza të specializuara të trupit nga qeliza burimore të padiferencuara, epigjenetika zë një hapësirë të madhe aplikimi. Molekula që vijnë nga ambjenti, të quajtura grupe metilike, gjenden në ushqim, kimikatet e produketeve shtëpiake të pastërtisë apo në ndotësit mjedisorë. Këto molekula mund të modifikojnë ADN duke luajtur kështu një rol shumë të rëndësishëm në aktivizimin ose jo të disa gjeneve. Në një studim, adoleshentët, nënat e të cilëve raportuan stres të madh gjatë shtatzanisë, si për shembull depression ose konflikt martesor, kishin shumë më tepër modifikime të ADN nga molekula metilike sesa adoleshentët, nënat e te cilëve raportuan ekspozim më të ulët ndaj stresit. ‘’Kjo sygjeron që stresi i nënave mund të ndikojë fëmijët edhe në vitet e adoleshencës. Edhe pse ngjarjet negative në jetë lënë shenja biologjike kjo nuk do të thotë që fëmijët do të sëmuren patjetër. Nivele të moderuara stresi mund të ndihmojnë në zhvillimin e fëmijës. Të kuptuarit e këtij procesi mund të orientojë mjekët dhe prindërit të gjejnë mënyra për të ndërhyrë herët në kohë ose për të përshtatur mjedisin që rrethon fëmijën.’’, thotë mjekja Essex. Shkencëtarët kanë gjetur ndryshime epigjenetike që mund të ndikojnë metabolizmin e fetusit, duke sygjeruar kështu që një bebe mund të riprogramohet fizikisht për të përballuar jetën në një ambjent të varfër. Nëse ky fëmijë ndryshon mjedisin nga i varfër në një më të pasur, atëhere ai do të shpalosë vështirësi adaptimi që mund të kontribojnë në sëmundje eventuale. Ky zbulim i ka bërë shkencëtarët të mendojnë nëse edhe sjellja njerëzore mund të ndikohet nga një proces i ngjashëm. Në fakt, studimet tregojnë që bebet e lindura me peshë të vogël ka më të ngjarë të vuajnë nga depresioni ose nga çrregullime të tjera psikiatrike në një të ardhme. Të gjitha ndryshimet që ndodhin në ambjentin fetal (in-utero) stimulojnë procese epigjenetike që në një farë mënyre ndikojnë në sjelljen e fëmijëve, duke orientuar drejt çrregullimeve psikopatologjike. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza