Epilepsia, këshillat për ta
trajtuar e ja çfarë e përkeqëson

Epilepsia, këshillat për ta<br />trajtuar e ja çfarë e përkeqëson
Personat që vuajnë nga epilepsia, janë shtuar vitet e fundit. Sipas një studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja e epilepsisë ka njohur një zgjerim në popullatë për shkak të mostrajtimit në kohë apo në formën e duhur. Por çfarë është epilepsia? Epilepsia është një sëmundje që sjell dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye.

Personat që vuajnë nga epilepsia, janë shtuar vitet e fundit. Sipas një studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja e epilepsisë ka njohur një zgjerim në popullatë për shkak të mostrajtimit në kohë apo në formën e duhur. 

Personat që keni afër, kur pësoni një krizë, duhet të përshkruajnë gjëndjen sa zgjat ajo dhe a i humbni ndjenjat. Në këtë mënyrë mjekët mund të jenë në gjëndje që të japin recetën e duhur për të kontrolluar krizat. Sipas OBSH-s, ka raste kur epilepsia trashëgohet, prandaj prindërit duhet të kenë kujdes për fëmijët e tyre.

Ta kontrolloni
OBSH thotë se epilepsia është një sëmundje që mund të kotnrollohet dhe çdo person mund të bëjë një jetë normale. Këshilla kryesore për të kontrolluar epilepsinë është e fjetura mirë dhe marrja e ilaçeve sipas orarit që ju ka përcaktuar mjeku, duke respektuar dozën për secilin medikament.

Stresi është një tjetër faktor që duhet kontrolluar, pasi mund të shkaktojë kriza. Këshillohet që të mos i merrni punët me nxitim. Gjithashtu epilepsia kontrollohet edhe nga faktorët si të ushqyerit, pasi mund të pësoni një krizë kur jeni shumë të uritur. Te mjeku duhet të provoni nëse keni krizë nga dritat e forta, nga temperaturat e diellit apo përcaktimi i ilaçeve që mund të keni reaksion. Në fund këshillohet që të bëni sa më shpesh testet e gjakut, pasi duhet ta shikohet funksionimi i organeve si mëlçia apo veshkat, në mënyrë që të ndryshohet dhe kura e medikamenteve nëse është e nevojshme.
 
Nga çfarë duhet patur kujdes
Të mos lodheni
Kujdes nga temperaturat e larta
Mos u stresoni
Ushqehuni rregullisht
Ndiqni kurën e medikamenteve
Mos pini alkol
Mos merrni drogë
Jo më shumë se një kafe në ditë
 
Sulmi
Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paroksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit
 
Mjekët
Sipas OBSH-s, ka raste kur epilepsia trashëgohet, prandaj prindërit duhet të kenë kujdes për fëmijët e tyre dhe ti vizitojnë
 
Ngrënia
Epilepsia kontrollohet edhe nga faktorët si të ushqyerit, pasi mund të pësoni një krizë kur jeni shumë të uritur, hani rregullisht
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane