Epirotët nuk ishin grekë, por ilirë
ja faktet që ata nuk u helenizuan

Epirotët nuk ishin grekë, por ilirë<br />ja faktet që ata nuk u helenizuan
Në këtë shkrim shqyrtohen shkurtimisht burimet që lidhen me përkatësinë etnike të epirotëve të lashtë, të cilët Teodor Mommsen-i, historiani më i madh i kohës së tij, në veprën ende të patejkaluar “Histori e Romës” (Römische Geschichte) i quante epirotët “shqiptarët e lashtësisë” (die Albanesen des Alterthums)1.
 
Epirotët nuk ishin grekë
 Thuajse të gjithë autorët e lashtë grekë i kanë konsideruar epirotët popull barbar, ashtu siç kanë konsideruar edhe fqinjët e tjerë të tyre trakë, ilirë, ose dhe më tej, trojanët, fenikasit, persët, egjiptianët, etj. Në këtë mënyrë, ata quanin barbar çdo grup etnik jogrek, pavarësisht nga niveli i kulturës ose shkalla e organizimit shoqëror të tyre. Ky fakt kërkon që fillimisht të bëjmë të qartë se ç’kuptonin grekët e lashtë me fjalën barbar.

Termi ‘barbar’ nuk ndeshet në poemat e Homerit ku del vetëm termi barbarofon ( βαρβαροφώνων), që Homeri 2 e përdor për karianët, aleatët e trojanëve, që flisnin një gjuhë luviane të grupit anatolik perëndimor.

Ndërsa për romakun barbari ishte i aftë për tu akulturuar, për grekun nuk ishte. Fjala barbar hyri në përdorim në greqishten e lashtë, pas luftrave Greko-Persiane, të cilat, duke forcuar unitetin e fiseve të ndryshme greke, bënë që ata të ndjejnë e të theksonin më shumë ndryshimin midis vetes dhe të huajve. Ky ishte një term onomatopeik që theksonte faktin që ata ishin të huaj dhe flisnin një gjuhë të pakuptueshme për grekët. Një grek etnik në lashtësi, po të ishte i pagdhëndur e i pakulturuar për grekët e tjerë ishte  një ksenos (ξένος), d.m.th. i huaj3, që sidoqoftë ishte superior ndaj barbarit, që gjithënjë ishte i huaj.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç